Cfarë është ngrohësi i biberonave dhe për cfarë shërben?
Ngrohësi i biberonave është një pajisje e vogël elektroshtëpiake e cila shërben për të ngrohur qumështin e fëmijës, si edhe për ta ruajtur temperaturën e tij. Kjo pajisje ka si bazë proçesin banjomari. Është shumë praktik edhe kur fëmija rritet për të ngrohur në pak sekonda qumështin e mëngjesit.
Përse është më praktik se ngrohja në sobë?
Nëse ju do të përdorni ngrohësin nuk do t’ju duhet të kontrolloni vazhdimisht temperaturën e ujit me dorë, por duke e përcaktuar që në fillim të proçesit, dhe për pasojë ai do të ndalojë në mënyrë automatike në momentin që është arritur temperatura e duhur.
Si të zgjedhim të duhurin?
Ju si fillim duhet t’i keni idetë e qarta për atë çfarë kërkoni. Dëshironi një ngrohës biberonash që ta përdorni edhe për të ngrohur ushqimin? E dëshironi të përshtatshëm edhe për makinë?
Ju duhet të blini atë çfarë ju duhet në bazë të nevojave tuaja. Nëse nuk udhëtoni shpesh me fëmijën tuaj nuk keni pse shpenzoni shuma të mëdha parash për pajisje që përdoren edhe në makinë dhe anasjelltas.
Ngrohësi klasik është ai që pasi është arritur temperatura e përcaktuar nga ju në fillim të proçesit. Ju mund ta gjeni modelin klasik edhe të përshtatshëm për fëmijët binjakë, i cili është me dy ndarje në mënyrë që të mund ta ngrohni qumështin njëkohësisht.
Ngrohësit e përshtatshëm edhe për makinë
Shumë ngrohës të markave më të njohura ofrojnë edhe spinën që mund ta vendosni në makinë, në mënyrë që të mund ta keni qumështin e ngrohtë në çdo moment. Nëse ju udhëtoni shpesh ky është modeli i duhur i cili funksionon duke vendosur spinën e pajisjes në vendin e posaçëm që shërben për ndezjen e cigareve, në mënyrë që të fusni në punë mekanizmin e brendshëm të ngrohësit.
Ngrohësit e fëmijëve binjakë
Nëse keni fëmijë binjakë mund të blini pajisjen e cila përmban dy ndarje, pra një ndarje për secilin biberon në mënyrë që ta keni gjithmonë qumështin e ngrohtë njëkohësisht. Ky model do të ishte i përshtatshëm edhe për nënat që dëshirojnë të ngrohin qumështin dhe ushqimin e fëmijës njëkohësisht.
Ngrohësit më të mirë konsiderohen ata që posedojnë një sinjal akustik, me anën e së cilit lajmërojnë momentin që qumështi është gati. Gjithashtu këshillohen edhe ngrohësit që janë të përshtatshëm edhe për ngrohjen e ushqimeve. Markat më të përdorura janë Chicco, Philips dhe Avent.
Si ta përdorim?
Para gjumit ju duhet ta hidhni qumështin në biberonin e sterilizuar më parë dhe ta vendosni në frigorifer. Në momentin që fëmija zgjohet ju mund ta vendosni biberonin në ngrohësin e tij dhe më pas të prisni disa minuta derisa ai të jetë gati.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu