Si te perdorim medikamentet tek femijet

0 0

Para së gjithash na duhet t’ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes me përdorimin e barnave, pra asnjëherë mos merrni iniciativa që nuk rekomandohen nga mjeku ose nëse medikamenti nuk shkruan të kundërtën.

Gjatë përdorimit të medikamenteve duhet të keni parasysh se:

  • Duhet të pyesni gjithmonë mjekun në lidhje me medikamentet që duhet të mbani në shtëpi dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Për shembull paracetamoli mund të merret edhe pa ngrënë ushqim ndërsa ibubrofeni jo.
  • Ndiqni gjithmonë edhe udhëzimet e fletës shoqëruese të medikamentit.
  • I jepni fëmijës gjithmonë medikamente për moshën e tij. Asnjëherë nuk duhet të përdoren medikamentet e të rriturve tek fëmijët.
  • Medikamentet që mund të përdoren pa përshkrimin e mjekut mund të jetë ato të temperaturës, kollës së thatë apo me sekrecione kur nuk bëhet fjalë për komplikacione, medikamentet e dhimbjes së barkut, të vjellave dhe gripit. Limiti maksimal i përdorimit është 5 ditë dhe nëse simptomat vazhdojnë mund të flisni me mjekun.
  • Shikoni gjithmonë datën e skadencës dhe mos e hidhni asnjëherë kutinë. Ajo e mbron medikamentin dhe ju ofron të dhëna të rëndësishme.
  • I ruani medikamentet në zonë të sigurt që fëmija nuk i prek dot.
  • Mos i jepni asnjëherë fëmijës antibiotik, apo medikamente të tjera që normalisht duhet të merren me recerë edhe nëse i keni përdorur më parë.
  • E pyesni gjithmonë mjekun në lidhje me mundësinë e përdorimit të një medikamenti që nuk jeni e sigurt, mos merrni këshillat e miqve apo të afërmve. Nëse keni dyshime ai duhet të jetë i pari që duhet të kontaktohet.

Lexo edhe: Si te qetesojme kollen e femijes pa medikamente?

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X