Edhe pse shtatzania është një periudhë lumturie për gruan, mund të shoqërohet me probleme të ndryshme dhe një prek tyre është shfaqja e variceve. Funksionet e trupit ndryshojnë në këtë periudhë si pasojë e ndryshimit hormonal, dhe pikërisht për shkak të rritjes se nivelit të estrogjenit dhe progresteronit do të shfaqen edhe varicet. Rreziku do të jetë më i madh me rritjen e numrit të shtatzanive të çuara deri në fund të terminit, por edhe nëse gruaja ka fituar peshë të madhe në shtatzani. Kjo gjendje shkaktohet nga shtypja e venave në zonën e legenit me rritjen e fëmijës.
Disa mënyra për të limituar rreziqet
Mjeku juaj duhet t’u udhëzojë për të përdorur çorapet e duhura, medikamentet e nevojshme, nje krem trajtues, kështu gjendja e variçeve do të përmirësohet ndjeshëm.
Mos përdorni veshje të ngushta sipër, mos i shtrëngoni këmbët me lloj lloj çorapesh e getash, por me ato që mjeku do t’ju këshillojë. Përdorimi i medikamenteve zakonisht këshillohet në stinën e verës pasi përdorimi i çorapeve bëhet i pamundur.
Evitoni kontaktin me të nxehtin pasi këmbët në shtatzani fryhen më shumë në temperatura të larta. Shikoni edhe mundësinë e trajtimit me alga në një qendër estetike. Parandaloni dhe trajtoni një problem që shfaqet në shtatzani dhe që do t’ju shoqërojë për një kohë të gjatë.
[poll id=”11″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock