Në shtatzani dhe sidomos tani në stinën e verës, shenjat e errëta në fytyrën e gruas do të theksohen edhe më tepër. Kjo shkaktohet nga një rritje e pigmentit në fytyrë që ndikohet së tepërmi nga rrezet e diellit UV. Gjithashtu ndikon edhe ndryshimi hormonal i cili mund të shkaktojë një çrregullim të prodhimit dhe absorbimit të melaninës (pigment). Kjo mund të ndodhë në menopauzë ose shtatzani.
Si të parandalojnë shfaqjen e njollave kafe në fytyrë ?
- Duhet të njihni llojin e lëkurës tuaj dhe kështu të mund të zgjidhni kremin e përshtatshëm mbrojtës. Nëse keni një lëkurë shumë të ndjeshme nuk duhet të dilni asnjëherë pa krem në diell. Faktori mbrojtës duhet të jetë rreth 50 dhe të aplikohet 15 minuta para ekspozimit në diell.
- Kini kujdes me dietën ushqimore. Duhet të ushqeheni sa më shumë shëndetshëm duke konsumuar sa më shumë ushqime të pasura me beta-karroten, zink, selen, vitaminë C etj.
- Përpiquni të përdorni sa më shumë produkte anti-oksidante, që përmbajnë vitamina dhe elementë ushqyes. Evitoni trajtimet që rezultojnë të jenë agresive sidomos tani në stinën e verës.
- Përdorni një përbërje kosi dhe limoni. Përzieni lëngun e 2 limonave të freskët me 125 gr kos. E aplikoni në lëkurë dhe e shplani pas 30 minutave. Kjo përdoret edhe nëse njollat kanë filluar të shfaqen.
- Përdorni një kapele gjatë çdo dalje në diell.
- Mos përdorni një pastrues tip scrub në fytyrë. Ai zakonisht e irriton lëkurën për momentin dhe përkeqëson shenjat.
Lexoni dhe: Ja si perballemi cdo dite me armikun e lekures…
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu