Parazitët janë organizma ose kafshë të vogla që jetojnë duke u ushqyer nëpërmjet një organizmi tjetër, dhe nuk mund të jetojnë në mënyrë të pavarur.
Parazitët e barkut
Ata mund të jenë disa lloje dhe mund të përdorin organizmin e fëmijës si strehë. Ata futen në trupin e tij dhe më pas fillojnë të riprodhohen, duke shfaqur ose jo simptoma ose infeksion. Zakonisht përhapen si pasojë e një higjene jo të mirë ose nëpërmjet ujit të pijshëm.
Kur duhet të shkojmë tek mjeku?
Ju duhet të takoheni me mjekun e fëmijës nëse fëmija:
• Ka diarre dhe të vjella për më shumë se dy javë;
• Fëmija fillon të duket i dehidratuar.
Si mund ta parandalojmë infektimin?
Gjithçka fillon nga një higjenë e mirë.
Familja juaj si edhe fëmija duhet të ketë këto zakone:
• Të lajë duart sa më shpesh, sidomos pasi ndërroni një bebelinë apo pasi fëmija përdor tualetin apo luan në natyrë;
• Kujdes me ujin e pijshëm. E zieni apo filtroni nëse nuk jeni të sigurt në lidhje me higjenën e tij;
• I lani rregullisht çarçafët;
• I lani dhe dizinfektoni lodrat e fëmijës;
• I ndërroni shpesh të mbathurat e fëmijës;
• Përpiquni që të siguroheni se fëmija nuk është duke pirë ujë ndërsa është në pishinë, liqen apo lumë;
• Duke qënë se disa parazitë janë të ndjeshëm ndaj dritës, hapni grilat në shtëpinë tuaj që të mos jetë errësirë.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu