Si te nxitet femija te haje me shume ne rrethana te caktuara shendetesore?

0 0

Nëse fëmija është i shëndetshëm:
– Kushtojini më shumë vëmendje kur ai nuk dëshiron të hajë. Një fëmijë mund të përpiqet të tërheqë vëmendjen duke mos pranuar ushqimin, veçanërisht nëse është i pasigurt apo i mërzitur. Kohën e ushqyerjes bëjeni të qetë dhe të lumtur, pasi sa më shumë stres të ketë fëmija aq më pak ushqehet.
– Mos e nxitoni fëmijën gjatë ngrënies. Ai mund të hajë pak në fillim, të luajë për njëfarë kohe dhe pastaj të dojë përsëri të hajë. Vendoseni ushqimin e fëmijës në një pjatë të veçantë, që të siguroheni për sasinë që po ha.
– Ushqejeni fëmijën kur është i uritur dhe jo i lodhur.
– Ushqejeni në kohën që ha edhe pjesa tjetër e familjes.
– Jepini ushqime që ai mund t’i hajë vetë.
– I jepni shumëllojshmëri ushqimesh të vendosura në tavolinë. Ndonjëherë fëmija nuk e pëlqen atë që ju po i jepni. Në këtë mënyrë ai do të hajë atë që do.
– Mos e detyroni fëmijën të hajë me zor. Nëse ai nuk e pranon ushqimin, largoheni dhe mbuloheni për t’ja dhënë më vonë.
– Sigurohuni që fëmija nuk ka etje ( një fëmijë që ka etje, ha më pak ) por, para një vakti mos ja mbushni stomakun me lëngje.
– Mos i jepni ushqim që është me shumë erëza, apo shumë i kripë.
Nëse fëmija është i sëmurë:
– Pastrojeni dhe rehatojeni ( për shembull pastrojini gojën, ose hundën) përpara ngrënies.
– Jepini vakte me sasi të pakët, duke përdorur ushqime që mund të gëlltiten lehtë dhe që fëmija zakonisht i pëlqen. Ushqeheni më shpesh, ndoshta çdo 2 orë.
– Jepini lëngje më shumë, veçanërisht nëse fëmija ka diarre ose temperaturë.
– Ushqejeni atë në një pozicion të favorshëm dhe në vendin që ai zakonisht pëlqen.

Lexoni edhe: Si tja bej nese femija nuk ha mish?

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X