Si te ngrijme qumeshtin e gjirit?

0 0

Shumë nëna janë të detyruara apo kanë dëshirë t’i rikthehen punës pasi kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre, por njëkohësisht duan të vazhdojnë ta ushqejnë me qumësht gjiri. Nxjerrja e tij nga gjiri mund të bëhet shumë me lehtësi me anën e pompës, por si mund të ruhet ai në kushet e duhura?

Një mënyrë është ngrirja e tij

Qumështi i nënës mund të ngrihet dhe përdoret në momentin që nevojitet, mjafton që kjo të bëhet në kushtet e duhura. Cilat janë rregullat për ta ruajtur atë në mënyrën e duhur?

  • Nëse qumështi i gjirit mbahet në temperaturë deri 22-23 gradë mund të konsumohet deri në 6-8 orë;
  • Nëse ruhet në frigorifer ose borsa termike ai mund të kosnumohet deri në 24 orë;
  • Nëse ruhet në pjesën më të ftohtë të frigoriferit mund të konsumohet deri në 3-5 ditë.

Po nëse qumështi i gjirit do të ruhet në ngrirje?

Gjithçka varet nga tipi i ngrirjes që ka frigoriferi.

  • Nëse temperatura do të jetë deri në -15 gradë mund të ruhet deri në 2 javë;
  • Nëse temperatura do të jetë deri në -18 gradë mund të ruhet 3-6 muaj;
  • Nëse temperatura do të jetë deri në -20 gradë mund të ruhet 6-12 muaj.

Si duhet ngrohur?

Në banjomari. Mos u trembni nga ngjyra e qumështit. Ajo krijohet nga ndarja e yndyrës nga pjesa tjetër e qumështit. Tundeni me kujdes pa ushtruar forcë dhë më pas ja jepni fëmijës ta pijë.

 

 

Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X