Gjithcka fllon me kontaktin lëkurë me lëkurë midis nënës dhe fëmijës, ushqyerjen me gji, përkedheljet e me rradhë.
Me kalimin e kohës mënyrat e shprehjes së dashurisë ndryshojnë, por më të rëndësishmet janë si më poshtë:
1. Momenti i ushqyerjes.
Nuk ka rëndësi nëse ushqeni me gji apo biberon, kontakti me lëkurën dhe përkëdheljet janë shumë të rëndësishme.
2. E bëni fëmijën të ndihet i sigurt.
Këtë mund ta bëni duke e marrë në krahë, mbajtur afër apo duke e përkëdhelur.
3. E qetësoni dhe i këndoni.
Fëmija juaj do të qetësohet sapo ju të ndiheni gjithashtu e qetë. Mbani mend se fëmija ndien gjithçka. Gjatë kësaj kohe e tundni dhe i këndoni një ninullë.
4. I jepni puthjen e natës së mirë.
Fëmija juaj asnjëherë nuk duhet të shkojë në shtrat pa të.
5. E qetësoni kur ndihet keq apo qan.
Ai ka nevojë për mbështetjem tuaj.
6. Edhe babai mund të ndërrojë bebelinën.
7. Momenti i banjos mund të jetë më i miri për të luajtur.
8. I flisni sa më shumë.
I përshkruani gjithçka që është duke ndodhur dhe shikoni.
9. E nuhasni fëmijën, e prekni lëkurën, kjo do të bëjë që ju të hyni në një lidhje të thellë me njëri-tjetrin.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu