Si te mbajme nen kontroll peshen ne shtatzani?

0 0

E keni dëgjuar shpesh shprehjen “ha sa për dy”? Tani është koha të mos e merrni si të mirëqënë. Në të vërtetë ju keni nevojë të ushqeheni shëndetshëm dhe jo për sasi të mëdha ushqimi. Në të vërtetë ushqimi i tepër është një faktor rreziku për një sërë sëmundjesh si hipertensioni, diabeti, pre-eklampsia, makrosomia fetale etj. Gjithashtu, ushqimi në sasi të mëdha do të kishte pasoja negative edhe për fëmijën.
Nevojat e trupit të gruas gjatë shtatzanisë
Në të vërtetë, gruaja gjatë shtatzanisë ka nevojë të ushqehet shëndetshëm duke qënë se nevojat energjitike rriten me 20% krahasuar me periudhën para shtatzanisë. Ajo duhet të marrë të gjithë elementët e nevojshëm të cilat janë:
 Proteinat (20%): mund t’i merrni nëpërmjet peshkut, mishit, vezëve, bishtajoreve si edhe djathërave.
 Karbohidratet (50%): konsumoni më shumë bukë, makarona dhe oriz në vend të ëmbëlsirave dhe pijeve me sheqer.
 Yndyrnat (25%): preferoni ato me origjinë vegjetale ose të peshkut. Gjithashtu konsumoni edhe mish të lehtë si për shembull të vicit ose kalit, i cili përmban gjithashtu edhe shumë hekur.
 Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës.
 Evitoni ushqimet e kripura, të ëmbla, të skuqura dhe me yndyrë.
 Pini të paktën 2 lt ujë në ditë.
 Hani pak dhe shpesh. Idealja do të ishte të konsumonit 5 vakte në ditë.
 Aktiviteti fizik. Krahas ushqimit, një rëndësi të madhe ka edhe aktiviteti fizik, i cili stimulon aparatin kardiovaskular si edhe atë të qarkullimit të gjakut, duke bërë të mundur edhe parandalimin e krijimit të variceve dhe mbledhjen e lëngjeve. Gjithashtu ky aktivitet fizik do të favorizojë tretjen e ushqimeve duke mbajtur nën kontroll peshën trupore. Sporti më i këshilluar është noti.

Lexoni edhe: Ushqyerja ne shtatzani rendesia e lulelakres

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X