Si ta përfshij bashkëshortin në gjidhënie që të mos ndihet i lënë mënjanë?

0 0

Disa baballarë mund të ndihen të lënë mënjanë kur nëna i jep gji fëmijës. Prandaj, është mirë që të përpiqeni të mendoni për mënyrat për ta përfshirë atë. Mbështetja e partnerit mund të bëjë ndryshime të mëdha për mirë në proçesin e gjidhënies.

Tregojini partnerit sesa e rëndësishme është që të ushqeheni fëmijën me gji. Sigurojini atij se ushqyerja me gji merr një pjesë të vogël të fëmijërisë. Dhe ndërsa ushqyerja me gji është e rëndësishme, ajo është vetëm një element i nevojave për fëmijën tuaj.

Partneri mund të kalojë kohë të veçantë edhe me foshnjën tuaj, duke e larë atë, duke pasur kontakt lëkurë me lëkurë me të, ose duke e nxjerrë jashtë. Kjo gjithashtu do t’i japë nënës kohë për  pushim, pasi ushqyerja me gji kërkon kohë dhe energji.

Masazhimi gjithashtu ndihmon foshnjat të krijojnë lidhje me baballarët e tyre. Nëse fytyra e foshnjës shpreh gëzim kur sheh babain, ai do të sigurohet se është po aq i rëndësishëm dhe i nevojshëm, pavarësisht se ushqyerja me gji është ekskluziviteti juaj.

Ka mënyra për të përfshirë partnerin tuaj në ushqyerjen me gji. Ju mund ta lini fëmijën tek ai menjëherë pasi e keni ushqyer dhe më pas t’i jepni një përqafim të dyve.

Ky është një mesazh i rëndësishëm për fëmijën, pasi e mëson me idenë se do ta marrë dashurinë gjithmonë, jo vetëm kur e ushqeni.

Muajt e parë me një fëmijë janë të vështira për shumicën e çifteve. Ndërsa po punoni në modelin e ri që po merr familja, vazhdoni të bisedoni me njëri-tjetrin rreth asaj që mendoni se po shkon mirë dhe jo aq mirë. Një shtëpi e qetë, është më e mira për çiftin dhe fëmijën.

Lexo edhe: Ja kush mund t’i ndihmoje me shume nenat qe ushqejne femijet me gji

Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X