Hidratimi i mirë është i rëndësishëm jo vetëm gjatë shtatzanisë, pra duhet të kujdeseni ta bëni në mënyën e duhur sidomos në këto ditë të nxehta vere. Duhet të pini rreth 2 lt ujë në ditë por edhe më shumë. Nëse nuk hidratoheni në mënyrën e duhur mund të përjetoni shqetësime të ndryshme duke përfshirë edhe infeksionet urinare apo shqetësime të tjera.
Si ta kuptojmë nëse nuk jeni hidratuar në mënyrën e duhur?
Një nga shenjat e para është ndjenja e etjes, dhe në shtatzani nuk duhet të arrini deri në atë fazë. Edhe ngjyra e urinës do t’ju tregojë nëse jeni duke u hidratuar në mënyrën e duhur, nëse është me ngjyrë të errët nuk jeni mjaftueshëm të hidratuar, ndërkaq simptoma të tjera mund të jenë:
• Gojë dhe hundë e thatë;
• Lodhje;
• Mungesë përqëndrimi;
• Të përziera;
• Dhimbje koke;
• Konstipacion;
• Infeksion në traktin urinar.
Ju mund të konsumoni 8 gota me ujë ose më shumë, por mund të konsumoni edhe lëngje të tjera. Ideali do të ishte uji pasi çdo lëng tjetër ka një sasi të caktuar kalorish.
Ndërsa udhëtoni me avion
Në avion do të ndiheni edhe më tepër të dehidratuar pasi lagështia në kabinë do të jetë e ulët. Kjo e përkeqëson problemin. Nga ana tjetër duhet të keni parasysh të mos e teproni me sasine madhe te ujit (mbi 2 lt) pasi mund të ulet niveli i kripërave, sheqernave dhe mineraleve në trupin tuaj.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu