Si ta bindim femijen te prese floket

0 0

Fëmija juaj fillon të qajë sapo shkoni tek berberi apo parukjerja? Mos u shqetësoni, kjo është një sjellje tipike dhe normale e moshës 2-5 vjeç.
Përse fëmija ka frikë të presë flokët?
Fëmijët në këtë moshë kanë filluar të jenë më të ndërgjegjshëm rreth asaj që ndodh dhe tashmë i interesojnë të gjitha gjërat që ndodhin në trupin e tyre. E qethura dhe prerja e thonjve mund të perceptohet nga ata si diçka që është duke u marrë nga trupi. Për këtë arsye ju si prindër nuk duhet ta konsideroni refuzimin e tij si një tekë të momentit, prandaj e bërtitura është fare e padobishme. Fëmija mund ta theksojë edhe më tepër refuzimin e tij.
Si duhet të sillen prindërit?
Ai duhet të marrë siguri dhe të ndihet i qetë, prandaj ju duhet ta bindni se flokët do te rriten shumë shpejt, dhe njëkohësisht t’i shpjegoni se duke i prerë nuk është duke humbur asgjë nga trupi i tij.
Nga ana tjetër mund të argëtoheni së bashku me parukjeren apo berberin dhe të shprehni se edhe ju keni nevojë të prisni flokët. Merrni në konsideratë edhe preferencat e pranueshme të fëmijës në lidhje me modelin e flokëve. Mos harroni ta lavdëroni pas një sjellje dhe qëndrimi të mirë. E dobishme do të ishte edhe prania e një bashkëmoshatari të tij ndërsa fëmija pret flokët, i cili mund të bëjë të njëjtën gjë. Fëmijët argëtohen shumë edhe nëse i bëni foto para dhe pas prerjes së flokëve. Ndiqni këto sygjerime dhe do ta keni më të lehtë të menaxhoni të qarat e fëmijës tuaj ndërsa qethet.

[poll id=”11″]






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X