Ndoshta këto janë ditët që kemi qëndruar më së shumti në shtëpi me familjarët tanë, në një betejë jo të lehtë kundër përhapjes së Covid-19. Përveç frikës nga e panjohura që ka shkaktuar ky virus dhe beteja kundër tij, izolimi dhe pamundësia për të vazhduar rutinën tonë, e mira më e madhe që na ka sjellë është koha fizike e kaluar me njëri-tjetrin.
Megjithatë, edhe kjo kohë e gjatë e kaluar bashkë, do të ishte ideale të kalohej në mënyrë sa më cilësore, megjithëse jo gjithmonë ia dalim, nëse tregohemi të sinqerta.
Rrëmuja, lodhja, pyetjet e pafundme të fëmijëve, kujdesi i vazhdueshëm mund të shkaktojnë stres tek nënat e reja dhe gjithë familja, prandaj është mirë të gjejmë mënyra sa më efikase e të vlefshme për të kaluar ditët e mbyllura brenda mureve të shtëpisë.
Sipas një minisondazhi që kemi kryer, na rezulton se një pjesë e nënave që janë në pritje e kalojnë kohën duke u relaksuar dhe duke treguar kujdesin maskimal për shëndetin e tyre dhe të bebushave që presin të sjellin në jetë.
Ndërsa nënat me fëmijë, kryesisht janë përqenduar në aktivitete argëtuese, njëherazi edhe edukative me fëmijët, duke u mësuar vjersha, lexuar materiale të reja të përshtatura me moshën. Në këtë mënyrë ata jo vetëm argëtohen me njër-tjetrin, por gjithashtu nuk krijojnë shumë shkëputje nga rutina e kopshtit apo shkollës.
Po ju si po i kaloni këto ditë në shtëpi? Cila prej këtyre alternativave ju përfaqëson më mirë?
[poll id=”11″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock