Si ndryshon vagina pas lindjes?

0 0

Frika e të gjitha grave është se ndoshta vagina e tyre nuk do të kthehet më në gjendjen e mëparshme, dhe pas lindjes do të pësojë shumë ndryshime të cilat do të ndikojnë në aktivitetin seksual.

Ndryshimet që pëson zona vaginale pas lindjes!

  • Gjatë lindjes muksujt e kanalit të lindjes si edhe të vaginës do të hapen duke krijuar hapësirën e nevojshme që fëmija të dalë. Kjo mundësohet edhe nga veprimtaria e hormoneve.

  • Vagina do të kthehet në dimensionet e saj normale rreth 6 muaj pas lindjes. Pas rreth 40 ditësh mund të filloni të kryeni marrëdhënie seksuale.

  • Edhe pas 40 ditësh disa gra nuk mund të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe kjo ndodh për shkak se ndiejnë bezdi në zonën e epiziotomisë dhe për pasojë edhe ku është qepur. Një tjetër problem mund të ishte edhe tharja vaginale gjatë aktit prandaj mund të përdorni lubrifikues.

  • Rënia e dëshirës për seks. Gruaja mund të mos ketë dëshirë për marrëdhënie dhe kjo mund të kthehet në një problem. Lodhja e thekson më tepër këtë mungesë të dëshirës dhe një ndër shkaktarët do të jetë edhe pika e mësipërme. Kjo gjë është më e theksuar sidomos gjatë gjidhënies.

  • Marrëdhënia nuk do të jetë më si më parë. Gratë vënë re se ndjenjat e tyre kanë ndryshuar dhe kjo shkaktohet nga hapja muskulare që ka ndodhur në zonën e vaginës gjatë lindjes. Në këtë rast mund t’ju vijë në ndihmë një pozicion i favorshëm që jep ndjesinë e ngushtimit. Gjithashtu duhet të kryeni edhe disa ushtrime që ju ndihmojnë në rikuperimin e kësaj zone.

Lexoni edhe: Disa nga problemet vaginale qe mund te hasen pas lindjes

Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X