Shtatzania është një periudhë magjike për gruan, nëse është fëmija i pare në të emocionet do të jenë edhe më të mëdha. Njësoj me emocionet, trupi i saj përjeton edhe shumë ndryshime, ndër të cilat edhe kujtesa, e cila mendohet se përkeqësohet.
Por çfarë thonë studimet në lidhje me këtë?
Sipas disa studimeve të kryera nga universiteti i “Ontario London” në Kanada, Universiteti McMaster në Hamilton si edhe Universiteti e Columbus në SHBA, memoria e gruas nuk përkeqësohet por përmirësohet. Studimi u krye në 54 gra për të parë nëse shtatzania ndikon nëgativisht ose jo në këtë aspekt.
Në shtatzani memoria e gruas përmirësohet
Studimi ka hedhur poshtë pohimet se memoria e gruas përkeqësohet në shtatzani, duke theksuar se pas testeve të kryera, gratë shtatzëna kanë treguar aftësi më të mira në kujtesë krahasuar me ato jo shtatzëna. Ato kanë qënë në gjendje të mbajnë mend informacione të ndryshme ndërsa kryenin njëkohësisht disa punë.
Meritë e hormoneve?
Ngadalësimi i mendimeve gjatë shtatzanisë sipas këtyre studimeve nuk ekziston tek gruaja, megjithatë mund të bëhet e pranishme tek gruaja pas lindjes, kryesisht nëse ajo kalon depresionin post-partum. Sipas tyre ndryshimi hormonal gjatë shtatzanisë ndryshon edhe fuksionimin e trurit të gruas, duke përmirësuar memorien, duke e përgatitur atë për vështirësitë dhe lodhjen e mbartjes në bark të një fëmije.
Nuk ka më justifikime!
Pra, “harrova sepse jam shtatzanë” nuk ekziston më! Megjithatë nuk mund të pretendojmë që gruaja të jetë gjithmonë e vëmendshme ndaj detajeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me shtatzaninë. Duhet gjithashtu të pranojmë se ajo mund të jetë më e shpërqëndruar në lidhje me dukuritë e jetës së përditshme, për vetë faktin se në më të shumtën e kohës rëndësi tek mendimet e saj zë fëmija dhe frika e lindjes.
Lexoni edhe: 5 tipet e grave shtatzena

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu