Tregimi i përrallës është një moment magjik në intimitetin mes fëmijës dhe prindërit. Është e rëndësishme, që nëna dhe babai të krijojnë një hapësirë kohore për të rimarrë këtë zakon që është duke humbur gradualisht.
Përrallat janë pjesë e kujtesës sonë
Përrallat lënë një përshtypje të qëndrueshme në mendjet dhe zemrat e secilit prej nesh. Nguliten aq fort në mënyrë që edhe pas shumë vitesh mund të të kujtohen, dhe të mund të jesh në gjendje të rilidhësh emocionet. Sot, për fat të keq, për shkak të ritmit gjithnjë e më të shpejtë të jetës, prindërit kanë më pak mundësi për të qëndruar me fëmijët dhe aq më tepër të tregojnë përralla. Një arsye tjetër është që shumë prindër hasin vështirësi të madh në tregimin e tyre.
Përrallat lehtësojnë dialogun midis të rriturve dhe fëmijëve
Prindërit kur tregojnë një përrallë mundohen të vendosin theksin diku ose t’i japin një mesazh fëmijës. Sigurisht që qëndrimi dhe reagimi i fëmijës bën që të formohet një dialog jo i drejtpërdrejtë, i përbërë me emocione. Për fëmijën tregimi i një përralle është i rëndësishëm sepse i bën prindërit të kuptojnë botën emocionale dhe të eksplorojnë atë. Për shembull frikën (Ujku i keq në pyll). Në historinë e përrallës, nuk ka vetëm një proçes logjik të njohjes, por mbi të gjitha është emocional.
Fëmija, duke dëgjuar historinë, ka mundësi të nxjerrë më mirë në pah karakterin. Në këtë mënyrë fëmija kapërcen frikën e tij. Në botën imagjinare, heroi niset për në udhëtim për të fituar diçka dhe ndërkohë që rritet: është një udhëtim edukativ i mbushur me ato vlera, ku njeriu i merr si të vlefshme dhe të sakta. Nevojën e mbrojtjes, ndjenjat emocionale, drejtësinë dhe triumfin e së mirës mbi të keqen.
Janë një mjet mësimi
Tregimi i përrallave në fëmijëri është baza e njohurive dhe konsiderohet e domosdoshme për të arritur në një fazë të mëvonshme. Shkrimtari Gianni Rodari shprehet se përrallat shërbejnë edhe për të kuptuar më mirë matematikën, sepse ato lejojnë që fëmija të ndërtojë koncepte të tilla si hapësira dhe koha. Sipas shkrimtarit, përralla është vendi i të gjitha hipotezave, sepse ajo siguron çelësat për të hyrë në realitet përmes shtigjeve të reja duke e ndihmuar fëmijën të njohë botën dhe duke i dhënë atij imazhe. Fëmija është në gjendje të interpretojë imazhet dhe shenjat, por është ende një lexues analfabet: proçesi i të kuptuarit të tekstit nuk është aq i lehtë për të. Është një proçes gradual që kërkon praninë e të rriturve, por që pastaj e udhëheq atë duke e dashur leximin.
Si u është thënë?
Eshte shumë i rëndësishëm interpretimi apo leximi nga ana e prindërit. Ritmi duhet të jetë i ndryshëm që të nxisin kuriozitetin tek fëmijët. Gjithashtu, është e nevojshme të ndryshohet toni i zërit kur bëhet fjalë për personazhe të ndryshëm që animojnë historinë.
Lexo edhe: Perrallat, ja cilat kane nje efekt pozitiv te femijet
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu