Sipas disa studimeve fëmijët të cilët përdorin smartphonët flejnë më pak krahasuar me fëmijët që nuk e përdorin atë. Këta fëmijë do të flejnë rreth 15 minuta më pak gjatë natës për çdo një orë që kalojnë në tablet apo smartphone. Gjithashtu sipas tyre përdorimi i këtyre pajisjeve do të ndikonte në mënyrë direkte edhe në zhvillimin e fëmijës.
Studimi që u krye
Studimi u krye nga Birkbeck, në Univestitetin e Londrës dhe përfshiu 715 prindër të fëmijëve me moshë nën 3 vjeç. Atyre ju kërkua të tregonin sa orë e përdornin fëmijët smartphonin si edhe mënyrën si fëmija flinte gjumë. Përfundimet nxorën se fëmijët që luanin me një aparat të tillë flinin më shumë gjatë ditës dhe më pak gjatë natës.
Përdorimi i aparatit para gjumit
Duket sikur para një gjumi prej 10-12 orësh në harkun kohor të 24 orëve nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe por nuk është kështu. Në të vërtetë çdo minutë ndikon në zhvillimin e fëmijës. Gjithashtu sipas mjekut James Smith që ka marrë pjesë në studim, përdorimi i tabletit ka ndikimin edhe në zhvillimin e fëmijës, por vetëm nëse ai do të përdoret për lojëra dhe jo për të parë një film apo këngë. Pra nëse fëmija do ta përdorë duhet të jetë aktiv.
Pra duhet apo nuk duhet të përdornin fëmijët këto pajisje?
Duhet të veproni si me televizorin, pra të përdoret në mënyrë të kufizuar dhe gjithmonë për një veprimtari aktive (loja). Fëmija duhet të inkurajohet për të kryer më tepër aktivitete fizike të cilat do të ndikojnë gjithashtu në zhvillimin e tij, ndërkohë duhet të evitohet totalisht përdorimi i tyre para gjumit. Deri në momentin që lidhja e këtyre pajisjeve me cilësinë e gjumit nuk do të jetë konkretizuar edhe nëpërmjet studimeve të tjera, ju nuk duhet ta ndaloni plotësisht përdorimin e tyre.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu