Gjatë shtatzanisë një grua duhet të kujdeset për veten, duke u ushqyer siç duhet, duke pushuar sa duhet, dhe duke mbajtur një higjienë sa më të mirë. Ekspertët thonë se ajo çfarë ju hani dhe pini gjatë shtatzanisë do të ketë një impakt të madh në zhvillimin dhe rritjen e bebit.
Dhe meqenëse jemi tek rritja, gjatësia ndryshe nga pesha është diçka të cilën ju nuk mund ta kontrolloni. Për më tepër një studim i ri ka treguar se gratë e shkurtra kanë më shumë mundësi për të patur një lindje prematurë (lindje të parakohshme).
Por sa centimetra duhet të jesh për tu konsideruar e shkurtër?
Konkretisht, femrat konsiderohen të shkurtra kur janë nën gjatësinë 150 cm. Kjo nuk do të thotë se të gjitha femrat nën 150 cm nuk mund të kenë një lindje normale, me një bebe të zhvilluar si duhet, por këto femra kanë më shumë mundësi për të hasur probleme me zhvillimin dhe lindjen e bebit.
Disa nga këto probleme janë:
- Mundësi më të lartë se normalja për të lindur përpara javës së 37.
- Gjatësia e gruas ndikon shumë në madhësinë e mitrës, kështu që një grua e shkurtër ka një mitër më të vogël, që do të thotë se bebi i saj mund të jetë me trup dhe me peshë më të vogël.
- Një tjetër problem për gratë e shkurtra është dhe disproporcioni cefalopelvik, që do të thotë se koka e bebit është më e madhe se legeni i nënës, gjë që e bën të vështirë lindjen natyrale, pasi i shkakton shumë dhimbje si nënës ashtu edhe bebit.
- Dëmtimi i indeve është një tjetër problem me të cilin gratë e shkurtra përballen gjatë lindjes, kjo ndodh kur kanali i lindjes është shumë i ngushtë për bebin, dhe kjo gjë ndikon që lindja të zgjasë më shumë, duke dëmtuar indet e kanalit të lindjes.
Lexoni dhe: A ndikon pesha e nënës tek lëvizjet e bebit?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu