Si ndikon ana në të cilën e mbështesni fëmijën në zhvillimin e tij?

Të sapolindurit që mbështeten në të majtë tregojnë ndjeshmëri më të madhe dhe modele më të mira të lidhjes në marrëdhëniet me nënën dhe partnerin sentimental.




0 0

A e dini se ana në të cilën një nënë zakonisht mbështet fëmijën mund të ndikojë në zhvillimin e trurit dhe në marrëdhëniet shoqërore që fëmija do të ketë kur të rritet. Prova vjen nga një studim i Universitetit të Annunzios, i cili tregoi se të sapolindurit që mbështeten në të majtë tregojnë ndjeshmëri më të madhe dhe modele më të mira të lidhjes në marrëdhëniet me nënën dhe partnerin sentimental. Mbajtja e fëmijëve në të djathtë, nga ana tjetër, do të shoqërohej me nivele më të mëdha të depresionit dhe perceptimit të përjetimit të lidhjeve emocionale më pak të sigurta.

Ana e majtë

Preferenca e grave, në krahasim me burrat, për të vënë fëmijën në anën e majtë, është njohur që nga viti 1960. Shkencërisht, shpjegimi më i besueshëm ka të bëjë me dallimet funksionale midis dy hemisferave të trurit. Meqë informacioni ndijor që vjen nga njëra anë e hapësirës dhe trupit përpunohet nga hemisfera e kundërt, të gjitha informatat që vijnë nga foshnja e mbështetur në të majtë do të përpunohen drejtpërsëdrejti nga hemisfera e djathtë, më e shpejtë dhe më e specializuar se e majta në “përpunimin dhe reagimin ndaj stimujve të mjedisit të një natyre sociale dhe emocionale”. Për më tepër, fëmija i mbështetur në të majtë është më i ekspozuar ndaj anës së majtë të fytyrës së nënës, e cila është më shprehëse se e djathta (sipas hulumtumit), përsëri falë pranisë së lidhjeve të drejtpërdrejta me hemisferën e djathtë.

Ana e djathtë

Nënat e reja të nënshtruara në një test treguan nivele më të larta të depresionit nëse mbanin fëmijët në të djathtë, ndërsa nënat me nivele më të larta të ndjeshmërisë i mbanin fëmijët në të majtë. Në një tjetër punë, grupi i hulumtimit testoi rreth 300 gra dhe u kërkoi atyre të mbanin një kukull bebe, duke gjetur se gratë që raportonin një lidhje optimale të marrëdhënies me nënën e tyre dhe ishin të sigurta me partnerin, treguan një preferencë më të fortë të anës së majtë. Autorët konkludojnë se një vlerësim i thjeshtë i anës në të cilën mbështesni fëmijën mund të jetë një mjet i dobishëm për të përcaktuar cilësinë e gjendjes afektive dhe marrëdhënies shoqërore.

Studimet sugjerojnë se preferenca e anës së mbështetjes së të porsalindurit luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit e aftësive të tij sociale dhe emocionale.

Lexo edhe: Testet për të kuptuar vonesat në zhvillimin e fëmijës

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X