Si mundet nje femije te mesoje dy gjuhe njekohesisht?

0 0

Ndoshta ndonjëherë keni pyetur veten: “Si mëson fëmija im gjermanisht/italisht/anglisht?“, “A mundet fëmija im që i vogël të mësojë në dy gjuhë?“ ose “A do të mund fëmija im të shprehet më vonë mirë në shkollë?“  Njëra ose tjetra pyetje është padyshim shqetësim i shumë prindërve. Me këto pyetje janë marrë edhe shumë pedagogë e shkencëtarë, prandaj lidhur me to dëshirojmë t’ju japim disa informacione dhe këshilla, duke qene se ne ditet e sotme shume familje jetojne ne emigrim dhe femija ka veshtiresi ne mesimin e gjuheve.

Cilat janë nevojat e fëmijëve që ata të zhvillohen si duhet në aspektin gjuhësor?

  • Fëmijët i mësojnë mirë gjuhët e ndryshme. Që fëmija ta mësojë e zotërojë një gjuhë mirë duhet t’i flitet gjithnjë në atë gjuhë, sepse fëmijët të mësuarit e një gjuhe e lidhin me personin që e flet atë. Kështu ata arrijnë ta dallojnë gjuhën që e flet babai prej asaj që e flet nëna (nëse njëri prej tyre për shembull është i huaj) dhe dinë saktë se cila gjuhë përdoret për shembull në tavolinë gjatë ushqimit.
  • Kopështi i fëmijëve është një mundësi e mirë. Fëmijët duhet të shkojnë në kopësht nga mosha tre vjeçare (ose edhe më herët). Deri në klasën e parë të shkollës fillore fëmijët kanë mjaft kohë për ta përvetësuar gjuhën e huaj.
  • Cilën gjuhë e flisni ju me fëmijën tuaj? Disa herë prindërve u jepen këshilla të gabuara. Për shembull “Flisni me fëmijët tuaj italisht në shtëpi, që pastaj ta kenë më lehtë në shkollë“. Kjo këshillë është e gabuar. Flisni me fëmijët në gjuhën të cilën e flisni spontanisht, natyrshëm dhe e dini më së miri. Si zakonisht kjo është gjuha amëtare. Në gjuhën amëtare ju dini më shumë fjalë dhe e njihni më mirë formimin e fjalive. Kështu fëmijët tuaj do të krijojnë një bazë gjuhësore, e cila i ndihmon ata edhe për mësimin e gjuhëve të tjera.

[poll id=”11″]

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X