Ndoshta ndonjëherë keni pyetur veten: “Si mëson fëmija im gjermanisht/italisht/anglisht?“, “A mundet fëmija im që i vogël të mësojë në dy gjuhë?“ ose “A do të mund fëmija im të shprehet më vonë mirë në shkollë?“ Njëra ose tjetra pyetje është padyshim shqetësim i shumë prindërve. Me këto pyetje janë marrë edhe shumë pedagogë e shkencëtarë, prandaj lidhur me to dëshirojmë t’ju japim disa informacione dhe këshilla, duke qene se ne ditet e sotme shume familje jetojne ne emigrim dhe femija ka veshtiresi ne mesimin e gjuheve.
Cilat janë nevojat e fëmijëve që ata të zhvillohen si duhet në aspektin gjuhësor?
- Fëmijët i mësojnë mirë gjuhët e ndryshme. Që fëmija ta mësojë e zotërojë një gjuhë mirë duhet t’i flitet gjithnjë në atë gjuhë, sepse fëmijët të mësuarit e një gjuhe e lidhin me personin që e flet atë. Kështu ata arrijnë ta dallojnë gjuhën që e flet babai prej asaj që e flet nëna (nëse njëri prej tyre për shembull është i huaj) dhe dinë saktë se cila gjuhë përdoret për shembull në tavolinë gjatë ushqimit.
- Kopështi i fëmijëve është një mundësi e mirë. Fëmijët duhet të shkojnë në kopësht nga mosha tre vjeçare (ose edhe më herët). Deri në klasën e parë të shkollës fillore fëmijët kanë mjaft kohë për ta përvetësuar gjuhën e huaj.
- Cilën gjuhë e flisni ju me fëmijën tuaj? Disa herë prindërve u jepen këshilla të gabuara. Për shembull “Flisni me fëmijët tuaj italisht në shtëpi, që pastaj ta kenë më lehtë në shkollë“. Kjo këshillë është e gabuar. Flisni me fëmijët në gjuhën të cilën e flisni spontanisht, natyrshëm dhe e dini më së miri. Si zakonisht kjo është gjuha amëtare. Në gjuhën amëtare ju dini më shumë fjalë dhe e njihni më mirë formimin e fjalive. Kështu fëmijët tuaj do të krijojnë një bazë gjuhësore, e cila i ndihmon ata edhe për mësimin e gjuhëve të tjera.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu