Një studim i kryer kohët e fundit në një laborator të Milanos, i cili merret posaçërisht me studimin e trurit të bebeve ka vertetuar se:
Të kuptosh çfarë mendojnë bebet ende pa qënë në gjendje të flasin nuk është më e pamundur!
Laboratori “Prima infanzia” në Universitetin e Milanos ka analizuar mendjen e fëmijës që në muajt e parë të jetës, në një periudhë ku edhe interpretimi i të qarës ndonjëherë duket diçka e vështirë. Një “udhëtim” në mendjen e bebeve ka filluar qysh në vitet ’60, duke përdorur pajisje që me kalimin e kohës u bënë gjithnjë e më shumë moderne dhe të rafinuara. Gjatë këtij rrugëtimi studiuesit kanë hedhur dritë mbi shumë fakte të cilat hedhin dritë mbi mekanizmat cerebralë që aktivizohen gjatë muajve të parë të jetës si edhe aftësive së tij njohëse. Por jo vetëm. Qëllimi ishte të nxirrej një kampion që do të krahasohej me atë të fëmijëve me probleme në zhvillm. Kështu është shprehur mjekja Viola Macchi Cassia, përgjegjëse e laboratorit.
Zbulimet më të rëndësishme konsiderohen ato që kanë pasur lidhje me “neuronet pasqyrë”. Sipas këtyre studimeve, truri i bebes përbëhet nga disa të ashtuquajtura “neurone pasqyrë” të cilat janë qeliza nervore që mundësojnë tek bebet imitimin e sjelljes dhe emocioneve së të tjerëve. Veprimet që të tjerët bëjnë aktivizojnë tek bebet sistemin motorik. Bebet nga muaji i 3-4 janë në gjendje të analizojnë fytyrën e personave që i vështrojnë duke i dhënë asaj një kuptim, edhe pse në mënyrë jo të vetëdijshme.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu