Si është të prindërosh kur je një person me ndjeshmëri shumë të lartë emocionale

0 0

Librat e foshnjave që lexoja gjatë gjithë shtatzënisë, tregonin të gjitha arsyet e mundshme pse një fëmijë mund të qajë: uria, lodhja, dhimbjet e barkut. Por një arsye tjetër mund të jetë “mbinxitja”. Truri i një foshnjeje mund të mbingarkohet kur përballet me shumë informacione në të njëjtën kohë, të cilat  përfshijnë zhurmat, fytyrat e reja ose dritat e ndryshme.

Edhe aktivitetet që duken të këndshme, si në rastet kur fëmijët tuaj më të mëdhenj luajnë me një lodër elektronike, të zhurmshme apo me drita, mund ta bëjnë të qajë të voglin tuja nëse teprohet.

Tani imagjinoni një skenë të tillë, ku ju si prind jeni ngarkuar emocionalisht. Ndoshta nuk qani por sigurisht ndjeni një rritje tensioni, nervozizëm dhe shqetësim që bëhet jashtëzakonisht i pakëndshëm, nëse jo i padurueshëm.

Jeta familjare është plot me momente të bukura por ajo gjithashtu ka pjesën e saj të sfidave. Është normale që prindërit të jenë të tronditur, të ndjeshëm dhe madje pak të brishtë herë pas here. Por, çfarë ndodh nëse ju ndiheni kështu shumicën e kohës?

Sipas psikoterapistes dhe studiueses Elaine Aron, personat me ndjeshmëri shumë të lartë përbëjnë gati një të pestën e popullsisë – 15 deri në 20 për qind. Këta persona janë shumë të përshtatur me veten, të tjerët, dhe mjediset e tyre. Megjithëse shkalla dhe fokusi i ndjeshmërisë së tyre mund të ndryshojnë, ata ndjejnë emocione më shumë sesa një person normal. Në shumë aspekte të jetës, kjo është e dobishme pasi këta përsona kujdesen për të tjerët, zgjidhin situata të caktuara, janë empatikë, kanë ndjeshmëri dhe kreativitet duke e përjetuar jetën intensivisht. Por gjithë ky emocion dhe stimulim mund të ketë pasoja mendore dhe fizike, veçanërisht nëse ju jeni të rrethuar nga kjo jetë intensive çdo ditë.

Çfarë ju bën një njeri hiper-të ndjeshëm? Ju mbi-reagoni ndaj një mori gjërash, që nga zëri i televizorit deri tek toni i të folurës së disa njerëzve. Zhurmat dhe ngjarjet e papritura ju befasojnë, ndërsa ju acaron edhe nëse partneri juaj përpiqet të luajë me ju.

Prekeni shpejt nga ajo që të tjerët mendojnë për ju dhe shpesh i merrni komentet e padëmshme si kritika të forta. Të qenit afër njerëzve me të cilët keni një konflikt ju trondit shumë, sepse ju e përjetoni shumë zemërimin dhe tensionin, ju shqetëson dhuna në ekrane dhe nëse keni konflikte me dikë ndiheni keq.

Duke u rritur, unë u mësova se ndjeshmëria ime ishte një e metë e madhe e personalitetit tim, diçka që duhej të kapërceja për të qenë “normale”. Pas disa kërkimeve që bëra vetë, e kuptova për herë të parë situatën qartë. A arrin sistemi im nervor deri në pikën sa të kërkoj për vende të errëta dhe të qeta? Po patjetër. Do të kishte qenë një lehtësim i madh për mua të mësoja se një në pesë vetë janë po kaq të ndjeshëm sa unë dhe unë nuk jam aq e çuditshme sa mendoj.

Personat që janë shumë të ndjeshëm mund të jenë më të predispozuar për të menduar negativisht. Modele të vazhdueshme të mendimeve negative mund të çojnë në çrregullime të tilla si ankthi ose depresioni. Do të doja ta kisha mësuar më herët në jetën time se isha thjesht një njeri me ndjeshmëri të lartë, pasi kjo do të më kishte shpëtuar mua nga shumë dyshime me veten, veçanërisht për një nënë të re.

Kjo pasi unë nuk e kam marrë djalin për shopping deri sa ai u bë 6 muajsh. Privimi i gjumit, dritat, zhurmat etj, ishin shumë shqetësuese për mua. Ju shmanga grupeve me nëna të reja, sepse bisedat racionale ku i kushtoja shumë vëmendje fëmijës tim më mbingarkonte trurin. Asnjë nga nënat me të cilat unë kisha folur nuk i kishte ndjeshmëritë që unë kisha dhe për këtë arsye unë e vija në dyshim aftësinë time si prind në mendjen time.

Koha jo aktive nuk është një luks për personat me ndjeshmëri të lartë, është një domosdoshmëri. Para se të kisha fëmijën unë kontrolloja situatat duke hequr vëmendjen nga diçka që më shqetësonte, tek diçka tjetër, por si prind nuk mund ta bëja.

Kohët e fundit unë kam filluar të punoj nga shtëpia dhe të kujdesem për djalin tim me kohë të plotë. Jam pafundësisht mirënjohëse për këtë privilegj, por në ditët veçanërisht të vështira, ndonjëherë i kujtoj ditët kur punoja në bibliotelë. Sidomos kur fëmijët vinin dhe bënin zhurmë e më pas kur largoheshin dhe gjithçka bëhej paqësore.

Ndërsa djali im, tani tre vjeç, rritet, është e vështirë të mos ketë edhe ai emocionet e tij, veçanërisht sepse ato janë më intensive dhe të paparashikueshme në këtë moshë. Kërkesat e tij janë të përsëritura, urgjente dhe të artikuluara me zhurmë, shpërthimet e tij janë bërë më fizike, dhe duke qenë se jeta e përditshme është më e zhurmshme ai nuk është i vetmi që shpërthen në lot edhe për gjërat më të vogla.

Duke qenë se të fjeturat gjatë pasditeve i përkasin së shkuarës tashmë, përpiqem të mos e mbingarkoj veten dhe fëmijën tim, duke lejuar që çdo ditë të ketë pak fleksibilitet. Kjo bën që shpesh të bashkohemi dhe të bëjmë edhe aktivitete të qeta si një shëtitje në plazh apo të lexojmë së bashku.

Në ditët më me zhurmë ose më intensive, mbijetoj duke marrë frymë thellë dhe duke kujtuar momentw të qeta.

Të gjesh arsyen e stresit apo reagimeve fizike të ndihmon në identifikimin e shkaqeve dhe të jeni më aktive për shmangien apo për zvogëlimin e gjërave që ju stresojnë.

Monitorimi i reagimit fiziologjik të stresit ndihmon në identifikimin e shkakut dhe në zvillimin e sjelljeve proaktive të cilat ndihmojnë në mundësimin e shmangies – ose të paktën zvogëlimin e tyre. Dritat në shtëpinë tonë janë të lehta, unë përpiqem ta mbaj muzikën gjithmonë me zë të ulët.
Por, jeta nuk është gjithmonë, gjithçka që ne mund ta menaxhojmë. Ndonjëherë ndodh që djali juaj të kërkojë diçka duke qarë në mes të supermarketit, ndërkohë ju fillojnë t’ju skuqen faqet nga turpi dhe ju rriten emocionet. Po në këto raste?

Eksizton një tenkikë qetësimi e cila quhet “talkback” dhe ndihmon në qetësimin e emocioneve negative. Zemërimi në publik i një fëmije nuk duhet të reflektojë tek ju. Ajo që duhet të bëni në këto moment është të kuptoni se është krejtësisht normale për fëmijët që të kenë këto lloj shpërthimesh, sepse nuk kanë mësuar të rregullojnë ende emocionet e tyre. Këto gjëra do të ndodhin. Unë nuk jam një nënë e keqe nëse më ndodh diçka e tillë.

Koha do të tregojë nëse djali im është një person me ndjeshmëri të lartë, si nëna e tij, edhe pse unë dyshoj për këtë. Ai po informohet rreth situatave emocionale duke më parë mua sesi i përballoj emocionet e mia. Nëse ndonjëherë unë sillem e prerë me të, ai më pyet: “Mami, je e inatosur”.

Dhe pastaj së bashku ne mendojmë për një zgjidhje për problemin që më ka irrituar. Ndonjëherë numëroj deri në 10 derisa të qetësoj veten para se të veproj për diçka. Shpresoj që ekspozimi i tij ndaj këtyre teknikave rregulluese do të ndihmojë në ndërtimin e elasticitetit dhe përshtatshmërisë së tij. Ai madje shumë shpesh më kujton “Merr frymë mami, merr frymë”.

Të jesh prind është një udhëtim i vështirë, pavarësisht sesi jeni ju, sesi janë fëmijët tuaj, nëse keni 1 ose 5 fëmijë.

Por pavarësisht nga sfidat, unë ndihem mirë që jam një prind me ndjeshmëri të lartë emocionale. Kjo më ndihmon të mbështes djalin tim dhe ta bëj atë të kuptojë se është një njeri i vogël që do të lundrojë në një botë të re dhe të panjohur.

Lexo edhe: Keshilla per bashkeshortet, ndani ne çift ngarkesen emocionale.

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X