Si e shtyva ndërprerjen e gjirit për 15 muaj

0 0

Eksperienca e gjidhënies është e ndryshme për secilën nënë dhe secilin fëmijë. Një nënë rrëfen rrugëtimin e saj, i cili në fillim nuk ka qenë i lehtë, por ka zgjatur plot 15 muaj dhe ende nuk ka përfunduar.

“Kur ajo ka uri, ka uri dhe pikë. Nëse në fillim të rrugëtimit tim të gjidhënies, dikush do të më kishte thënë se do vazhdoja t’i jepja gji Eloisës deri në moshën 15 muajshe, me siguri do të kisha qeshur me të madhe.

Fillimi ishte shumë i vështirë. Unë qaja çdo ditë. E sforcoja veten që të mund t’ja dilja të paktën deri në fund të muajit të parë. Pastaj, deri në tre muaj. Më pas, pyesja veten nëse do t’ja dilja deri në gjashtë muaj, siç na rekomandoi pediatrja.

Por dalëngadalë kuptova që po ia dilja edhe deri në 12 muaj, kohë kur vajza mund të fillonte të pinte qumësht lope si gjithë familja. Muaji i 12 erdhi dhe unë ende nuk isha gati.

Tani po bëhen afërsisht 15 muaj dhe ende nuk jam gati.

Tani prekem që këtij rrugëtimi po i vjen fundi, saqë mund të filloj të qaj nëse e mendoj gjatë. Do t’i jem përgjithmonë mirënjohëse trupit tim që më dha mundësinë të ushqeja natryshëm vajzën time për kaq gjatë.

Nuk e di kur do të jetë momenti që do ta ndërpresim gjidhënien, por derisa të vijë ai moment, vajza ime do të pijë sa herë të dojë edhe nëse unë jam me kokë poshtë”.

https://www.instagram.com/p/B0OylX_H3Kj/

Lexo edhe: Hera e parë dhe e fundit e gjidhënies, emocionet e familjes/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X