Si e bejne te tjeret nje nene te ndihet keq?

0 0

Në momentin që do të bëheni nënë do të kuptoni diçka: të gjithë dinë gjithçka dhe ju nuk dini asgjë! Duke filluar nga personi më i largët i fisit dhe deri tek shitësja e bukës do t’ju japin këshilla, të cilat në më të shumtën e rasteve nuk i keni kërkuar fare. Brenda vetes do të mendoni shpesh t’i pyesni se përse ndërhyjnë në mënyrën si ju kujdeseni për fëmijën, se kjo nuk është puna e tyre, por në momentin që do të bëhet fjalë për komentet e familjarëve gjërat do të komplikohen më tepër.

Gruaja ndihet nën trysni

Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe. Gjyshja vendos se kur duhet të pushojë, bashkëshorti e pyet pafund nëse e ka vendosur fëmijën në gji, vjehrra lyen biberonin fallco me mjalt e kështu ndjenjat frustruese nuk kanë mbarim. Këtë fenomen janë munduar ta studiojnë edhe ekspertët e Universitetit të Michigan, të cilët kanë marrë në studim 500 gra amerikane, të gjitha nëna të fëmijëve 0-5 vjec. U provua se të gjitha ndiheshin në faj në lidhje me diçka gjatë rritjes së fëmijës.

Sipas tyre:

  • 62% të nënave kanë shprehur se marrin këshilla shumë pak të vlefshme dhe aspak të kërkuara;
  • 56% përjetojnë kritika të panevojshme dhe të pabazuara;
  • Kritikat dhe debatet më të shpeshta ndodhin në lidhje me ushqyerjen e nënës (52%), gjumin dhe dremitjet (46%), ushqyerjen me gji apo biberon (39%);
  • Më tepër nënat kritikohen nga babai (36%), pastaj nëna e saj dhe vjehrra (31%).

Nënat e këtij studimi shprehën gjithashtu se e presin me kënaqësi mendimin e pediatrit dhe mendimet e tjera janë krejt të panevojshme. Disa prej tyre kanë filluar te evitojnë edhe takimet me disa miq dhe të afërm pikërisht për të shmangur kritikat.

 

[poll id=”11″]

Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X