Kur duhet ta shtrydhim gjirin?
Do t’ju rekomandonim të bënit ushqyerje direkte në gji sa më shumë të ishte e mundur, ajo është mënyra më e mirë për të ushqyer fëmijën dhe nxitur prodhimin e qumështit. Nëse nuk keni mundësi ta bëni këtë mund të shtrydhni gjinjtë tuaj me anën e një pompe, e cila ndikon pozitivisht në mbajtjen në norma të mira prodhimin e qumështit.
Gjiri mund të shtrydhet nëse:
- Do të ruani qumështin në ngrirje pasi duhet të shkoni në punë;
- Fëmija nuk e kap gjirin;
- Dëshironi ta ushqeni fëmijën me gji por jo në mënyrë direkte;
- Jeni e interesuar për të dhuruar qumësht;
- Dëshironi të rrisni sasinë e prodhimit të qumështit , jeni duke e larguar nga gjiri fëmijën dhe dëshironi të lehtësoni disi dhimbjen, jeni duke vuajtur nga mastiti si edhe për shumë arsye të tjera.
Përgatitja për shtrydhjen e gjirit
Nëse fëmija juaj pi normalisht në gji duhet të prisni disa javë para se të filloni të pomponi. Nëse fëmija është prematurë dhe nuk është në gjendje të thithë në gji duhet të filloni menjëherë pas lindjes të shtrydhni me pompë.
- Pompon në mëngjes. Për disa nëna në atë moment gjiri prodhon më shumë qumësht;
- Shtrydhni midis vakteve, 30-60 minuta pasi fëmija ka pirë, ose 60 minuta para vaktit tjetër.
- Nëse fëmija dëshiron të ushqehet menjëherë pasi keni shtrydhur gjirin le ta bëjë. Si do të ushqehet gjithsesi, vetëm do të duhet më tepër kohë.
Nëse e shtrydhni rregullisht gjirin duhet të dini se:
- Pompon 8-10 herë në ditë. Sasia normale e qumështit do të jetë 750-1,035 ml në 24 orë;
- Pasi e keni stabilizuar prodhimin e qumështit e shtrydhni në ritme të njëjta gjatë 24 orëve;
- Ti dhe fëmija jot jeni të ndryshëm nga të tjerët, prandaj përshtateni shtrydhjen e gjirit sipas nevojave tuaja.
Lexoni dhe: Ushqyerja me biberon, ja perse nena nuk duhet te ndihet fajtore!
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu