Kur vjen puna tek fëmijët, në ditët e sotme prindërit nuk mendojnë mjaftueshëm për lumturinë e tij, por mendojnë për suksesin, krahasimet, aftësitë dhe arritjet e tyre si një trofe. Njëherë e një kohë zhvillohej shumë të luajturit në hapësirë dhe i kushtohej shumë pak ose më saktë aspak rëndësi televizorit. Megjithatë nuk mund të themi se të gjithë fëmijët në ditët e sotme nuk janë të lumtur.
7 sekretet për ta bërë fëmijën tuaj të lumtur
Duhet të hanë ushqimin gjithmonë në kohë
Fëmija do të furnizojë organizmin e tij me energji dhe do të ndihet më mirë, më i lumtur. E keni parasysh si ndiheni kur kapërceni një vakt apo jo?
Duhet të bëjnë një gjumë të mirë dhe të rregullt
Edhe nëse ai nuk ka zakone të mira gjumi duhet të jeni ju që ja mësoni. Nëse ai do të jetë tepër i lodhur do të sillet keq dhe do të ankohet vazhdimisht. Gjumi duhet të ketë prioritet në jetën e fëmijës.
Duhet të luajë pa instruksionet tuaja
Loja në ditët e sotme duket si diçka e programuar në vazhdimësi nga prindi. Ai duhet të lihet i lirë të zbulojë vetë mënyrën më të mirë për t’u argëtuar duke favorizuar kështu edhe zhvillimin e tij.
Fëmija duhet të lejohet të shprehë emocionet e tij
Edhe nëse qan apo përplas këmbët nga inati ai duhet të lihet i lirë të shprehë emocionet e veta. Nëse do t’i urdhëroni të pushojë nuk do ta ndihmoni aspak. Për momentin zemërimi i fëmijës mund t’ju vendosë në siklet por do ta ndihmojë atë të njohë dhe menaxhojë emocionet negative duke ulur rrezikun e shfaqjes së depresionit në një moshë më të madhe.
Ai duhet të marrë vendime
Kështu do të mësojë të ketë kontroll mbi jetën e tij.
E dëgjoni fëmijën tuaj
Kur ai e kupton që po e dëgjoni do të ndihet më i lidhur me ju. Kjo do të rrisë vetëbesimin tek ai si edhe do ta bëjë më të lumtur.
Duhet të marrin vazhdimisht nga ju dashuri pa kushte
Edhe nëse bëjnë dicka që nuk duhet dashuria juaj nuk duhet të mungojë. I udhëzoni dhe i tregoni rregullat por pa harruar se i falni edhe gabimet. Ata duhet të dinë se njerëzit gabojnë dhe se meritojnë një shans për ta bërë diçka më mirë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu