Jeta e një prindi është plot me surpriza, të cilat ndonjëherë e gjejnë atë të papërgatitur. Por jo më. Pernenat po ju tregon disa sekrete të vogla.
Ja si do t’ju surprizojë fëmija juaj me rritjen.
1. Ai/ajo do t’ju thotë “të dua shumë”
Edhe pse ju ka dhënë pafund puthje dhe jeni e sigurt që ju do shumë, herën e parë që do ta dëgjoni do t’ju emocionojë pa masë.
2. Ai do të jetë tepër i madh për prehërin tuaj
Tashmë do t’ju duhet të uleni diku bashkë për të lexuar një libër. Prehëri juaj do të jetë tepër i vogël, ose ndoshta fëmija juaj ka filluar të jetë tepër i madh për të.
3. Ai do të kërkojë të qëndrojë pak kohë vetëm
Në një moment do t’ju duket e paimagjinueshme që ndodheni vetëm në tualet ndërsa fëmija juaj luan nëpër shtëpi. Ai ka filluar të kërkojë pavarësi.
4. Do të mësoni disa gjëra prej tij
Pajisjet e tekonologjisë që ndoshta “ nuk dini” t’i përdorni mirë, disa detaje nga mësimet e shkollës që ndoshta i kishit harruar e me radhë.
5. Ndonjëherë do të duket tepër i guximshëm
Ai do t’ju bëjë të ndiheni të surprizuar kur të flejë natën pa makthe në lidhje me errësirën etj.
6. Fëmija juaj do t’ju bëjë një person më të mirë
Fëmija juaj do të sillet si ju, dhe për këtë arsye duhet të përpiqeni gjithmonë të silleni sa më mirë. Mbani mend: ai po ju vëzhgon.
7. Ai do të lëndoj ndjenjat tuaja?!
Ndonjëherë do të thotë edhe gjëra që nuk i ndien. Mos mendoni se ai nuk ju do vërtet nëse në një moment ju thotë se nuk ju ka më xhan.
Lexo edhe: Arritjet e para “te vogla” te femijes suaj

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu