Fëmijë i vogël, shpenzime të mëdha? Nuk ka pse të jetë më kështu! Vetëm falë këshillave të mëposhtme.
Jetë e mirë me pak shpenzime
• Kujdes me blerjet e fëmijës. Shpenzoni më shumë për bebelina, produktet e higjenës, biberona, ushqime, shampo cilësore. Përsa i përket veshjeve mund të blini gjëra pambuku në sasi jo të mëdha duke qënë se fëmija është në rritje. Mos shpenzoni shumë për karroca, krevatë, relaks, sexholino, lodra të shtrenjta. Mund të shikoni edhe alternativën e sendeve të përdorura.
• Programoni vaktet e të gjithë javës. Në këtë mënyrë do të jeni të organizuar. Kështu edhe në supermarket nuk do të blini gjëra të panevojshme, ndërkohë që do të jeni më pak të predispozuar të shpenzoni për ushqime të gatshme dhe aspak të shëndetshme.
• Mos shpenzoni shumë për jetën e natës. Argëtimi mund të bëhet edhe në një restorant të qetë dhe në çift. Një darkë romantike do të kushtonte më pak se një natë e kaluar në një nga lokalet e zhurmshme të qytetit. Kjo do të ndihmonte gjithashtu edhe për një marrëdhënie më të mirë në çift.
• Zgjidhni vetëm një supermarket apo dyqan për të bërë blerjet e familjes. Shpesh na ndodh të blejmë diçka “në ofertë” nga një supermarket apo dyqan që më parë nuk e kemi frekuentuar, dhe shpesh ai produkt nuk ka një cilësi të mirë. Nëse do të frekuentoni gjithmonë të njëjtin vend blerjesh, me shumë mundësi personeli do t’ju udhëzojë në lidhje me produktet që vërtet ja vlejnë.
• Kujdes me transportin. Jo gjithmonë të nevojitet makina, dhe nëse koha është e bukur përftoni të bëni edhe një shëtitje me fëmijët.
• I fikni plotësisht pajisjet elekrtoshtëpiake. Mos mendoni se televizori është fikur dhe nuk harxhon më energji për sa kohë e ka ende dritën ndezur. Hiqni nga priza pajisjet pasi keni përfunduar së përdoruri.
• Organizoni piknik në natyrë. Nëse keni fëmijë do të kushtojë më shumë të shkoni në një kënd lojërash dhe të paguani biletën hyrëse, monedhat për funksionimin e lodrave që ndodhen brenda e kështu me rradhë. Ju këshillojmë të përgatisni disa ushqime, të merrni disa pije dhe lodra dhe më pas të argëtoheni në natyrë.
Lexoni edhe: Po martoheni? Ja si te kurseni para
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu