Bebet kanë një “bagazh” të jashtëzakonshëm aftësish, të cilat fillojnë të zhvillohen dhe shprehen që në periudhën e shtatzanisë, duke qënë se ai fiton eksperiencat e para që në këtë periudhë. Falë zhvillimit të disa shqisave që në javët e para të shtatzanisë, ai do të mund të futet në kontakt me botën e jashtme.
Si zhvillohen shijet e fëmijës?
Kjo shqisë zhvillohet që në fazat e hershme të shtatzanisë, njësoj si prekja e cila zhvillohet që në javën e 8. Shijimi zhvillohet në javën e 12 dhe si pasojë e shijes së ëmbël apo të hidhur që futet në lëngun amniotik fëmija duket se lëviz duke thithur, gëlltitur dhe në disa raste edhe duke mbyllur gojën. Në këtë mënyrë ai tregon aftësinë e tij për të diferencuar shijet.
Si ndikon kjo gjë në gjidhënie dhe ushqimet e ngurta?
Gjatë shtatzanisë fëmija thith me anën e lëngut amniotik shijet e ushqimeve që konsumon nëna duke zhvilluar njëfarë memorie shijuese e cila konsiderohet si një bazë edhe në lidhje me eksperiencat e tij të mëpasshme, pra edhe në ushqyerjen me gji dhe ushqimet e ngurta. Kulloshtra ka shijen që fëmija merr edhe nëpërmjet lëngut amniotik, duke krijuar kështu një lidhje të mirë të botës brenda dhe jashtë uterusit.
Si duhet të veprojë nëna?
Ajo duhet të konsumojë sa më shumë shije të ndryshme në mënyrë që fëmija të mësohet me to. Kështu ai do ta ketë më të thjeshtë të pranojë të gjitha ushqimet që nëna do të konsumojë gjatë gjidhënies, dhe më pas gjatë ushqyerjes. Nëse do të ndodhë kjo fëmija do të ketë një “bagazh” shumë të madh shijesh dhe do të gjejë një mënyrë për të pranuar të gjitha vaktet tuaja.
Lexo edhe: Çfare ndjen fetusi ne barkun e nenes?

Rregjistrohu edhe ti ne portalin pernenat.al duke klikuar ne: https://www.pernenat.al/register
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu