Pas kthimit në shtëpi, bebes mund t’i shfaqen disa shqetësime, disa prej tyre të lehta, prandaj duhet të jeni në gjendje të kuptoni nëse është e nevojshme të shkoni tek mjeku pediatër.
Dhimbjet e barkut të foshnjes
Dhimbjet e barkut nga gazrat mund të shfaqen papritur, zakonisht gjatë orëve të pasdites ose të mbrëmjes. Mund ta përkundni atë duke e mbajtur në parakrah me barkun poshtë dhe duke i bërë fërkime mbi bark. Edhe ushqimi i tepruar ose tepër i paktë mund të nxisë dhimbjet e barkut.
Diarreja dhe të vjellat
Shpesh këto simptoma janë të shoqëruara me dhimbje barku, nervozizëm dhe ethe.
Kolla
Kolla është një mekanizëm i rëndësishëm pasi nëpërmjet saj largohen substancat e dëmshme që përpiqen të hyjnë në mushkëri. Mund të zgjasë pak (në këtë rast quhet akute) ose të zgjasë më shumë se tre javë (quhet kronike).
Dhëmbët e qumështit
Çdo fëmijë i porsalindur ka në mishrat e dhëmbëve të tij, ata që do jenë dhëmbët e tij të ardhshëm të qumështit. Për t’i parë duke dalë duhet të prisni periudhën ndërmjet muajit të gjashtë dhe të tetë, por nuk është e thënë të jetë gjithmonë kështu. Kur fillojnë t’i dalin dhëmbët fëmija mund ketë shumë pështymë (jargë) dhe mund të ketë dëshirë të kafshojë me gojën e tij çdo gjë që kap, mund të ketë mishrat e dhëmbëve të fryrë, mund të jetë i shqetësuar, veçanërisht natën. Mund të ketë edhe ethe, diarre e bronkit.
Ethe (Temperatura e lartë)
Vlerësohet si gjendje ethesh kur temperatura e trupit arrin mbi 38 gradë.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu