Te kthehesh në shtëpi dhe të gjesh një ambient të qetë dhe të ngrohtë është shumë e rëndësishme, dhe për këtë arsye duhet të organizoheni në mënyrën e duhur në lidhje me veprimtaritë e jetës të përditshme.
Ja si ta arrini këtë:
• Të argëtoheni në tavolinë. Vakti nuk duhet të jetë vetëm një moment ushqyerje por edhe një moment që do të përforcojë marrëdhënien mes pjesëtarëve të familjes. Gjithmonë duhet të hani ushqimin bashkë në tavolinë.
• Shijoni shtëpinë. Të shijoni ditën nën shoqërinë e njëri-tjetrit është shumë e rëndësishme, dhe idealja do të ishte leximi i librave.
• Tregohuni të hapur me fëmijën por mos anashkaloni rregullat.
• Bëni pushime. Mjaftojnë edhe disa ditë bashkë në një vend të qetë dhe të bukur.
• Festoni me familjen. Ditëlindje apo festa të ndryshme duhet të përpiqeni t’i kaloni me të gjithë familjarët tuaj.
• Shkruani mesazhe. Në një copë letër për të treguar dashurinë fëmijëve apo partnerit dhe ja lini në dhomën e tij.
• Evitoni zënkat që lidhen me të hollat. Mund të komunikoni, diskutoni dhe vendosni. Nuk ka vend për grindje.
• Mbani gjallë marrëdhënien në martesore. Është shumë e rëndësishme edhe për fëmijën.
• Përballoni të gjithë bashkë vështirësitë e përditshme. Madje ndihmoni edhe nënën në punët e shtëpisë.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu