Kësaj here do të flasim për mbathjet e femrave dhe të gjitha sekretet e tyre! Para së gjithash duam t’ju pyesim nëse edhe ju e keni menduar ndonjëherë se për çfarë shërben ai xhepi i vogël që ato kanë në pjesën e poshtme, përkatësisht në zonën e përparme.
Xhepi i vogël dhe funksioni i tij
Realisht ai ka një funksion të rëndësishëm, dhe kjo lidhet me higjenën. Ai është i përbërë nga pambuku. Ai nuk duhet të mungojë asnjëherë tek mbathjet, dhe sidomos nëse ato janë prej materiali sintetik. Ky xhep ka rëndësi në mbajtjen e sekrecioneve vaginale gjatë ditës, eviton irritimin e shkaktuar nga fërkimet apo nga kontakti me fibrat sintetike si për shembull streçet. Ai gjithashtu shërben edhe për të siguruar një formë dhe qëndrim më të mirë të mbathjeve të femrave.
Si duhet të lahen veshjet intime të gruas?
Ato mund të lahen në 30 gradë nëse do të shtoni në proçes edhe një antibakterial. Do të ishte mirë që para larjes t’i vendosnit për 30-60 minuta në ujë të ngrohtë me sodë bikarbonat. Dezinfektimi është shumë i domosdoshëm. Në momentin e blerjes kontrolloni gjithmonë që xhepi të mos mungojë dhe të jetë prej pambuku.
Lexoni edhe: Si te lajme veshjet e te porsalindurit?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu