Shpesh mëngjesi është një maratonë vrapi për shumë prej nesh gjë e cila ndodh për shkak të vonesës që kemi për të shkuar në punë apo për të çuar fëmijët në kopësht ose shkollë. Ne dimë të nxitojmë për të arritur në orar në destinacion por ajo që ndoshta nuk dimë është se fëmija ka nevojë për një kohë të caktuar për të kaluar nga gjendja e gjumit në atë zgjuar.
Ja çfarë këshillojnë psikologët në lidhje me mënyrën si mund ta filloni ditën në mënyrën e duhur!
- E vendosni zilen pak kohë më parë se orari kur duhet të zgjoheni. Gjithashtu edhe veshjet e përgatitura një natë më parë do t’ju ndihmonin të mos bëheshit vonë në mëngjes.
- E zgjoni fëmijën me ëmbëlsi, e bëni të kalojë nëpërmjet përkëdheljeve nga bota e ëndrrave drejt realitetit. Zëri juaj i ëmbël do të ishte ideali për një zgjim të mirë.
- E bëni fëmijën tuaj të respektojë kohën e zgjimit. Ju duhet t’i thoni: “është momenti për t’u zgjuar. Si mendon?”. Pyetja në fakt do të “autorizoj” fëmijën të flejë edhe pak ndërkohë që duhet të jetë i vetëdijshëm që do të zgjohet shumë shpejt. Kjo fazë që i paraprin zgjimit total është një moment shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mendimeve kreative.
- Krijoni një rutinë që do t’i japë atij më shumë siguri. Të kënduarit e një kënge apo diçka tjetër do të favorizojë zgjimin e fëmijës duke mos prishur humorin e tij.
- I kërkoni t’ju tregojë një ëndërr që ka parë gjatë natës. Kjo do të ndihmojë atë të shprehë emocionet e tij.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu