Perberesit
– Sallate jeshile (ose latuga)
– 4 luleshtrydhe
– 1 dardhe
– 12 boronica
– 4 luge mjalte portokalli
– 4 luge kos
– 1 luge vaj ulliri
– Kripe
Pergatitja
Pasi keni lare me kujdes sallaten, e leni te kulloje mire dhe me pas e prisni ne copa te vogla. Pritni ne copa te holla lyleshtrydhet dhe dardhen. Me pas bashkoni kosin, vajin, mjaltin dhe kripen ne nje tas plastik. Hidhni siper sallates frutat, perfshire ketu edhe boronicat dhe me pas i sperkasni me pak nga perberja qe keni ne tasin plastik. Kjo sallate eshte mjaft e preferuar per femijet pasi eshte e perbere nga shume ngjyra.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu