Por metodat e kontracepsionit nuk janë të pagabueshme dhe mund të mos funksionojnë ndonjëherë. 26 shtatori, pra dita e djeshme ishte Dita Botërore e kontraceptivëve, që synon të edukojë njerëzit ndër të tjera edhe lidhur me mosfunksionimin e metodave kontraceptive.
E gjeni së cila është metoda më e mirë e kontracepsionit? Heqja dorë nga seksi. Përtej kësaj, çdo metodë tjetër, nga pilula tek prezervativët e deri në IUD, kanë mundësi të mos jenë të suksesshme. Mundësitë, sidoqoftë, ndryshojnë nga metoda në metodë dhe gjithashtu varen edhe nga fakti nëse po i përdorni në mënyrë korrekte apo jo.
Mundësitë e mosfunksionimit të kontraceptivëve
- Pilulat kontraceptive
Kombinimet e estrogjenit dhe progestinës janë rruga hormonale për parandalimin e një shtatzënie dhe janë ato që kanë më pak gjasa të mos funksionojnë. Studimet e fiksojnë shkallën e dështimit të kësaj metode nga 0,3 deri në 8% në varësi të faktit se si ju i përmbaheni përdorimit. Sidoqoftë, përdorimi i zgjatur i pilulave shkakton probleme shëndetësore siç është shtimi në peshë!
Prezervativi tek meshkujt është mjaft i efektshëm si një metodë kontraceptive – me shkallën e dështimit rreth 12%. Kjo zvogëlohet nëse përdorimi bëhet shumë i kujdesshëm, pra kontrollohen gricjet apo të carat e prezervativit si dhe zgjidhet një prezervativ me cilësi të lartë.
- Pajisja Intra- Uterine (IUD)
IUD është një pajisje në formë “T” e vendosur në qafën e mitrës për të parandaluar shtatzëninë. Është një metodë mjaft e efektshme për paranmdalimin e shtatzënisë dhe ka një shkallë mosfunksionimi ose dështimi me vetëm 0.8%. Kjo është, megjithatë, një metodë më e shtrenjtë dhe ka nevojë për ndërhyrje mjekësore.
- Spermicidi
Një tjetër mundësi për kontrollin e lindjeve është të përdorni një shkumë ose xhel për vrasjen e spermatozoideve, që cila vendoset në vaginë para marrëdhënies seksuale. Shkalla e dështimit është e larta, rreth 28%.
- Diafragma
Një tjetër mundësi për të parandaluar shtatzaninë, është vendosja e një kupe fleksible me lateks mbi qafën e mitrës. Studimet e vendosin nivelin e dështimit të kësaj metode në intervalin midis 6 – 16%, në varësi të vendosjes dhe përdorimit të duhur.
- Grafiku i ovulacionit
Shumë gra mbajnë tabela për periudhën e tyre të fertilitetit cdo muaj dhe heqin dorë nga marrëdhëniet seksuale në ditët e ovulacionit. Por kjo metodë është efektive vetëm tek gratë që kanë një cikël të rregullt menstrual dhe shkalla e dështimit mund edhe të jetë 24%. Në fund të fundit, trupat ndryshojnë çdo muaj dhe nuk funksionojnë në mënyrë përfekte si lëvizja e orës.
- Tërheqja e mashkullit (para ejakulimit)
Kjo është një metodë e vjetër, por jo e besueshme për të parandaluar shtatzaninë, e cila nënkupton mashkullin që tërhiqet nga vagina para ejakulimit. Sidoqoftë, ekziston ende një mundësi shumë e lartë për shtatzani nëse çifti nuk arrin të ushtrojë vetëkontroll ose mund të ndodhë shtatzëni edhe nga lëngu para ejakulimit. Shkalla e dështimit është rreth 27%.
Lexo edhe: Si ndikojnë kontraceptivët tek fertiliteti juaj më vonë në jetë?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu