Sa i sigurt eshte perdorimi i mjeteve kunder mushkonjave tek femijet?

0 0

Jemi në stinën kur mushkonjat janë kthyer në një shqetësim për të gjitha nënat duke qënë se “preja” e tyre e preferuar është pikërisht fëmija i tyre. Mjetet që mund të përdorim për t’u mbrojtur prej tyre janë të shumta, por sa të sigurta janë?

Mjetet mbrojtëse kundër mushkonjave!

  • Spiralet djegëse. Këtë nuk duhet ta përdorni kurrë ndërsa keni në shtëpi një fëmijë. Gjatë djegies ato largojnë mushkonjat por tymi mund të shkaktojë probleme dhe irritime në rrugët e frymëmarrjes së fëmijës. Tymi i saj është baraz me djegien e 137 cigareve njëkohësisht për një fëmijë.
  • Locionet kundër mushkonjave. Këto janë “të preferuarat” kur vjen puna tek fëmija. Edhe pse janë efektive duhet të dini se nuk përdoren tek fëmijët nën 2 muajsh. Ato nuk duhet të aplikohen asnjëherë rreth syve dhe gojës së fëmijës të çfarëdolloj moshe, as tek duart pasi mund t’i fusë në gojë.
  • Aromatizuesi kundër mushkonjave. Ai përhapet në ajër me anën e avullit. Mos i përdorni ndërsa fëmija është në dhomë, por para se ai të shkojë në të. E vendosni larg krevatit të bebes, zakonisht pranë derës apo dritares.
  • Sprai kundër mushkonjave. Nuk është aspak i sigurt tek fëmijët, pasi përmban kimikate që dëmtojnë shëndetin e tij. Nëse thithet nga poret e lëkurës mund të shkaktojë helmim.

Lexoni me kujdes udhëzimet e çdo produkti kundër insekteve! Ato mund të jenë helmuese jo vetëm për fëmijën por edhe për ju.

Lexoni dhe: Te mbrojme femijet nga mushkonjat

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X