Sa duhet të jenë rrahjet e zemrës që të konsiderohen normale?
Një ritëm normal i rrahjeve të zemrës për të rriturit varion nga 60 në 100 rrahje në minutë.
Në përgjithësi, një ritëm më i ulët i zemrës nënkupton një funksionim më efikas të zemrës dhe përshtatje më të mirë kardiovaskulare. Për shembull, një atlet i mirë-trajnuar mund të ketë një ritëm normal të rrahjeve të zemrës në rreth 40 rrahje në minutë.
Për të matur ritmin e zemrës, thjesht kontrolloni pulsin tuaj. Vendosni gishtin tregues dhe gishtin e tretë në anë të qafës, tek laringu. Për të kontrolluar pulsin tuaj në dorë, vendosni dy gishta midis kockave dhe tendinës mbi arterien tuaj rrëzore – e cila gjendet në anën e gishtit të madh të dorës,
Kur ndjeni pulsin tuaj, numëroni numrin e rrahjeve në 15 sekonda. Shumëzojeni këtë numër me katër për të llogaritur rrahjet e zemrës tuaj në minutë. Momenti më i mirë për të matur rrahjet e zemrës është në mëngjes, para se të ngriheni nga shtrati.
Mbani në mend se shumë faktorë mund të ndikojnë në normën e rrahjeve të zemrës, duke përfshirë:
- Moshën;
- Nivelet e aktivitetit;
- Të qenit një duhanpirës;
- Nëse keni sëmundje kardiovaskulare, kolesterol të lartë ose diabet;
- Temperatura e ajrit;
- Pozicioni i trupit (nëse jeni ngritur ose shtrirë, për shembull);
- Emocionet;
- Madhësia e trupit;
Rrahjet e zemrës sipas moshës
Siç u shpjegua edhe më sipër, për të rriturit +18 vjeç, vlerat normale e rrahjeve të zemrës janë midis 60 dhe 100 rrahje në minutë (bpm), e ndikuar faktorë e përmendur më lart. Ndërsa për fëmijët e moshave 6 deri në 15 vjeç, norma normale e pushimit të zemrës është midis 70 dhe 100 bpm, sipas American Heart Association (AHA).
Megjithëse ka një gamë të gjerë të normave normale, norma e rrahjeve të zemrës jashtëzakonisht e lartë ose e ulët mund të tregojë një problem të rëndë. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse ritmi i rrahjeve të zemrës është vazhdimisht mbi 100 rrahje në minutë (takikardi) ose nëse nuk jeni atlet i trajnuar dhe ritmi i rrahjeve të zemrës është nën 60 rrahje në minutë (bradikardia). Duhet të konsultoheni sidomos nëse keni shenja ose simptoma të tjera, të tilla si zbehje, marramendje ose probleme me frymëmarrjen.
Lexo edhe: Rrahjet e zemres se bebit ne shtatzani






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock