Sipas disa studimeve të fundit është nxjerrë përfundimi se biberoni fallco ndikon negativisht në aftësinë e prindit për të interpretuar nevojat e fëmijës. Ai objekt që e qetëson fëmijën, e bën njëkohësisht edhe të vështirë shprehjen dhe njohjen e emocioneve, qofshin negative apo pozitive.
Studimi amerikan
Pra biberoni ndikon negativisht në interpretimin emocional si edhe të kuptuarin midis një fëmije dhe prindit. Këtë përfundim e ka nxjerrë Universiteti “Wisconsin-Madison”, i publikuar në revistën “Basic and applied social psicology”. Gjatë këtij studimi jan vëzhguar disa gra të cilat kanë parë fëmijët duke mbajtur biberonin në gojë dhe njëkohësisht kanë qënë duke qeshur, ata janë dukur më pak të lumtur krahasuar me fëmijët që nuk e mbanin atë. Ata gjithashtu do të ishin edhe më pak të predispozuar të kthenin buzëqeshjen. Fëmijët me biberon në gojë kanë shprehur gjithashtu më lehtë emocionet e tyre, pra dukeshin më pak të mërzitur.
Mendimi i ekspertëve
Sipas ekspertëve ky studim ka shumë rëndësi. Ata mendojnë se marrëdhënia prind-fëmijë ndikohet nga përdorimi i tij sepse ata nuk do të ndërveprojnë në mënyrën e duhur me njëri-tjetrin duke qënë se nuk do të kuptohen emocionet që shprehin. Pra bëhet fjalë për një faktor shumë të rëndësishëm në zhvillimin mendor të fëmijës, i cili mund të dëmtojë gjithashtu edhe vetë marrëdhënien.
Lexoni dhe: Heqja e çuços, trajtojeni fëmijën si të rritur
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu