Në ditët e sotme babai është ai që merr pjesë më tepër në plotësimin e nevojave të fëmijës dhe familjes në përgjithësi, megjithatë ende shihet thjesht sin je ndihme dhe kujdesi ndaj femijes nuk konsiderohet nga te gjithe sin je pjese e detyrimeve ne familje.
Babain jemi mësuar ta shikojmë si një figurë që punon dhe merret shumë pak me fëmijët, ku edhe nëse mungon nuk gjykohet. E kundërta ndodh me nënën. Nëse ajo punon dhe nuk merret shumë me fëmijët mund të etiketohet si e ftohtë dhe jo e përgjegjshme. Ndonjëherë këto etiketime i kalojnë kufijtë e normales, harrojmë se edhe nënat kanë një karrierë dhe se nga këto gjykime do të ndihen në faj.
Të gjitha vijnë nga një perceptim i gabuar
Jemi mësuar ta shikojmë dhe konceptojmë shtëpinë dhe familjen ndryshe. Jemi mësuar të shikojmë gjithmonë nënën në shtëpi duke larë dhe fshirë, hekurosur dhe gatuar, kujdesur për fëmijën e kështu me rradhë. Për shoqërinë tonë është ende e vështirë të perceptohet një nënë edhe si një grua në karrierë.
Po babai çfarë bën ndërkohë?
Në kohën e sotme babai përpiqet të ndihmojë në të gjitha nevojat që fëmija apo familja ka. Ndarja e përgjegjësive familjare nuk duhet të bazohet në stereotipë, ajo në shtëpi dhe ai në punë, por mbi situata dhe fakte reale. Pra babai duhet dhe ka filluar të jetë një mbështetje shumë e madhe e nënës, një aleat në kujdesin dhe rritjen e fëmijës.
Kjo do të sjellë përfitime të ndryshme edhe për fëmijën duke qënë se nëna dhe babai kanë mënyra të ndryshme së të vepruarit dhe të sjellurit me ta. Për shembull babai njihet si një aleat shumë i mirë i lojës fizike me fëmijën, ndërsa nëna jep një përkujdesje më të madhe në higjenën dhe ushqyerjen e fëmijës. Kohët e fundit babai shihet si një figurë perfekte edhe për të këshilluar fëmijën.
Të qënit dhe të vepruarit ndryshe, pra nëna sillet në mënyrën e saj dhe babai në të tijën sjell sigurisht përfitime, por nuk duhet të ngjallë tek fëmija ndjenjat e diferencimit gjinor.
Lexoni edhe: Cfare u zbulua per rolin e babait gjate 2017?
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu