Duke filluar që në shtatzani fëmija do të ketë ritmet e tij së të qëndruarit zgjuar dhe në gjumë të cilat do të jenë tepër të rregullta. Veprimtaria e fëmijës do të fillojë të jetë e koordinuar duke filluar nga java e 36-38 e shtatzanisë. Fetusi në barkun e nënës fle për pjesën më të madhe të kohës, rreth 80% dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe pas lindjes. Duke filluar që në këtë periudhë ai do të ketë një gjumë të përbërë nga faza REM, e cila është faza aktive e gjumit, e cila pasohet nga faza jo-REM (jo aktive). Gjatë fazës aktive fetusi do të lëvizë gjymtyrët dhe do të rrotullojë shpejt sytë, duke parë gjithashtu edhe ëndrra, nëpër të cilat zakonisht fetusi shikon sikur zgjat këmbët, ëndërron zërin e nënës, ëndërron sikur luan me kordonin ombelikal, pra gjumi për të do të jetë si një metodë që do të konsolidojë të gjitha eksperiencat e kryera gjatë fazave aktive së të qënit zgjuar. Por edhe ndërsa është zgjuar fetusi nuk është gjithë kohën aktiv.
Sipas disa studimeve, gjatë ditës fetusi mund të kalojë disa stade:
- Gjumi i qetë kryhet për rreth 40% të kohës, dhe në këtë moment ai do të jetë jo aktiv. Mund të lëvizë në raste shumë të ralla.
- Gjumi aktiv zhvillohet në reth 42% të kohës dhe fëmija duket sikur fle por në të vërtetë lëviz gjymtyrët sikur po ëndërronte.
- Zgjimi aktiv ndodh kryesisht në 10% të kohës dhe ai në këtë moment lëviz në mënyrë energjike, të cilën e percepton edhe nëna. Fëmija i kryen këto lëvizje gjatë natës, pikërisht atëherë kur nëna përpiqet të flejë.
- Zgjimi i qetë ndodh në rreth 2-3% të kohës dhe fëmija nuk lëviz shumë trupin por sytë janë duke kryer lëvizje të vazhdueshme. Ata duket sikur janë të qetë por i kushtojnë shumë rëndësi asaj që ndodh përreth.
Lexoni dhe: Çfare enderron bebi ne barkun e nenes?
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu