Riprodhimi i asistuar: nuk ka rrezik për zhvillimin e tumoreve për fëmijët dhe nënat

0 0

Ekspertët sigurojnë prindërit e më shumë se 8 milionë fëmijëve të lindur me teknika të riprodhimit të asistuar se pavarësisht nga procedura që kanë ndjekur, këta fëmijë nuk kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri, sesa do të kishin nëse do të lindnin natyrshëm. Ky është mesazhi që vjen nga një studim holandez i realizuar tek shtatzënitë natyrale, adoleshentët dhe fëmijët e lindur pas një stimulimi ovarian apo përmes medikamenteve.

Studimi i parë i tillë

Flora Van Leeuwen, kryetarja e Departamentit të Epidemiologjisë të Institutit Holandez për Kërkimin e Kancerit, e cila ka koordinuar hulumtimin e kryer ka shpjeguar: “Për herë të parë u bë krahasimi midis atyre që kishin lindur natyralisht dhe atyre që kishin lindur nga gratë që dikur kishin një nivel të ulët pjellor. Këto gra në të shumtën e rasteve kërkuan përdorimin e një metode riprodhimi të asistuar.

21 vjet pas lindjes, një person i krijuar përmes një teknikë riprodhimi të asistuar nuk ka një rrezik më të lartë (krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë) për t’u prekur nga kanceri. Të njëjtët kërkues paralajmërojnë se do të jetë e nevojshme të vazhdohet kërkimi, për të marrë një rezultat edhe në afat më të gjatë.

I sigurt edhe për nënat

Mesazhi qetësues konfirmon atë që erdhi disa muaj më parë nga Journal Medical Journal: fertilizimi i asistuar, me metodologjitë e tij të ndryshme, ka përjashtuar mundësinë që gratë që i nënshtrohen këtyre metodave të kenë probabilitet më të lartë për t’u prekur me një nga tre tumoret: në miter, në gji dhe vezore. Një hipotezë që u shfaq përgjatë viteve për shkak të stimulimit hormonal, i cili paraqet fazën e parë të çdo riprodhimi të asistuar. Autorët shqyrtuan mbi 255 mijë gra që u nënshtruan një procedure riprodhimi të asistuar në Britaninë e Madhe: nuk kishte rrezik të lartë të zhvillimit të tumoreve në trup, në mitër apo në gji.

Lexo edhe: Shtatzania pas nje tumori, a eshte e mundur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X