Dashuria fillon nga stomaku, prandaj për ditën e të dashuruarve, është mirë që veç zemrës, të mbushim me dashuri edhe tryezën. Për këtë, jemi frymëzuar nga moderatorja Arbana Osmani se cila mund të ishte pjata ideale për të nisur ditën e të dashuruarve.

Përbërësit:
2 vezë;
150 ml qumësht;
100 gramë miell;
100 gramë proshutë e pjekur;
100 gramë mocarela.

Përgatitja:
Si fillim, rrahim vezët dhe i përziejmë me qumështin.

Pasi i kemi rrahur këta dy përbërës me njëri-tjetrin, shtojmë dalëngadalë edhe miellin. Do të krijohet një masë brumi e hollë.

Pas kësaj, në një tigan me pak gjalpë, hedhim brumin e hollë me ndihmën e një garuzhdeje dhe masën e krijuar e skuqim për 30 sekonda nga secila anë.

Në një anë, vendosim proshutën dhe mocarelën dhe i palosim dhe janë gati për t’u servirur.










Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu