Çfarë të gatuajmë për drekë? Në këtë material do të gjeni disa ide të thjeshta, të shpejta e të shëndetshme për vaktin e drekës.
- Karkaleca me ananas e avokado
- Salmon me perime dhe kos
- Rizoto me fileto pule dhe kungull
- Makarona me pulë dhe limon

Karkaleca me ananas e avokado
Përbërësit
- një racion karkaleca të qëruar;
- pak vaj ulliri;
- kripë;
- piper;
- gjysmë ananas;
- 1 filxhan lëng limoni;
- 1 qepë e vogël;
- gjysmë tufe burdullak;
- 1 avokado.
Përgatitja:
Skuqni karkalecat me dy lugë vaj. Shtoni më pas ananasin dhe lërini rreth 6-8 minuta bashkë.
Ndërkohë në një tas të madhe, përzieni lëngun e limonit, dy lugë vaj, kripë; piper dhe qepën e grirë hollë.
Shtoni edhe anansin e karkalecat, në fund hidhni burdullakun dhe avokadon.

Salmon me perime dhe kos
Përbërësit
- 6 thelpinj hudhre të copëtuar;
- një dorë mashurka;
- vaj ulliri;
- kripë;
- piper;
- fileto salmoni;
- domate;
- ullinj;
- kos për shërbim.
Përgatitja:
Parangrohni furrën e sobës. Në një tepsi hidhni mashurkat, hudhrat, domatet, ullinjtë, një lugë gjelle vaj, kripë dhe piper. Lërini të piqen derisa perimet të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë kafe.
Ndërkohë, në një tiganio skuqni salmonin me pak vaj, shtoni kripë piper dhe shërbejeni me perimet dhe me pak kos nëse dëshironi.

Rizoto me fileto pule dhe kungull
Përbërësit:
2 copa fileto pule;
200 gramë kungull i verdhë;
lëng pule;
1 qepë;
1 thelpi hudhër;
160 gramë oriz;
shafran;
gjysmë gote verë të bardhë;
kripë;
piper;
majdanoz.
Përgatitja:
Marinojmë pulën me kripë dhe piper dhe e vendosim një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri. E skuqim për 3-4 minuta. Pastaj e heqim dhe e lëmë të ftohet.
Marrim tulin e kungullit dhe e grijmë trashë në rende. Grijmë qepën dhe hudhrën.
Skuqim qepën, derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë.
Shtojmë orizin dhe kungullin e grirë në rende duke i kaurdisur së bashku për 1 minutë, duke shtuar dhe shafranin.
Shuajmë orizin me verë të bardhë duke e lënë të valojë në ngrohje mesatare. Shtojmë fillimisht pak lëng pule, dhe e trazojmë lehtë. E mbulojmë dhe sapo supa të përthithë lëngun, shtojmë përsëri pjesën tjetër, derisa të bëhen rreth 20 minuta që orizi zien.
Ndërkohë presim copat e pulës në kubikë dhe 5 minuta para mbarimit, I hedhim në tenxhere.Grijmë imët pak majdanoz dhe pjata është gati.

Makarona me pulë dhe limon
Përbërësit:
1 pako makarona linguine;
1 qese të vogël me bizele të ngrira;
pak vaj ulliri;
2 copa gjoks pule;
lëkurën e një limoni të grirë imët;
pak lëng limoni;
krem djathi;
parmixhano;
kripë;
piper;
majdanoz.
Përgatitja:
- Gatuani makaronat sipas udhëzimeve në paketim dhe në 2 minutat e fundit të zierjes së tyre shtoni bizelet.
- Ndërkohë, nxehim vajin në një tigan, ku skuqim filetot e pulës duke shtuar kripë e piper.
- Shtoni lëngun e limonit si dhe kremin e djathit derisa të shkrijë e më pas hiqeni nga nxehrtësia
- Shtoni lëkurën e limonit dhe parmixhanon.
- Të gjitha këto bashkojini me makaronat.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu