Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi na furnizon me gjithë energjitë që na nevojiten në gjatë ditës në vijim. Më poshtë keni disa receta për mëngjes që mund t’i përgatisni në shtëpi.
Janë super të shëndetshme dhe lehtësisht të realizueshme.

Pankekë me banane dhe vezë
Me brumin pak më të trashë se ai i krepave, por më i hollë se i petullave mund të përgatisni pankekët, të cilët mund t’i shoqëroni me banane. Ky do të ishte një kombinim i shëndetshëm dhe i shijshëm për vaktin e mëngjesit.

Musli të bëra në shtëpi
Është ndër të vetmet mënyra që ju siguron ngopje për pjesën e mbetur të ditës. Miksoni drithërat e ndryshme me arra, bajame, lajthi, fara dhe hidhini në një enë me kos.

Drithëra me proteina dhe çokollatë
“Shtoni tre lugë drithëra që të kenë përmbajtje proteine dhe shije çokollate në një tas qumësht. Ky është një vakt shumë i pasur me fibra dhe i ulët në sheqerna.

Milkshake
Përzieni qumësht bajame me të bardhë veze, kolagjen në formë pluhuri, kos, fruta me përmbajtje të lartë fibrash si dredhëza, boronica, fara të ndryshme. Vendosini në blender dhe keni fituar një vakt mëngjesi të shijshëm dhe me plot vlera ushqyese.

Smuthi të pasur me proteina
“Përzieni në mikser bashkë gjalpë bajameje, akull, ujë, banane, fara kungulli, dhe fruta të ndryshme që keni në shtëpi.

Sallatë mëngjesi
Mund të përdorni perimet e pakonsumuara nga mbrëmja e mëparshmë, të shtoni vezë në skuqura në formë syze dhe bukë gruri. Mund t’i pëtzieni me pak sallatë jeshike apo avokado për të krijuar një mëngjes perfekt.

Vezë gjysmë të zier me tost
Thekni mirë bukën në toster dhe zieni një vezë por jo plotësisht. Buka e thekur dhe veza gjysmë e zier janë një ide e mirë për mëngjes.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu