Darka është një vakt shumë i rëndësishëm për të gjithë pjesëtarët e familjes pasi mund të jetë vakti i vetëm që të gjithë mund ta konsumojnë dhe shijojnë së bashku.
Ndaj në këtë material do të gjeni 3 receta për fëmijë të cilat mund të konsumohen për darkë.
Patate të ëmbla me pulë | Qofte me salcë | Pica të përgatitura në shtëpi

Patate të ëmbla me pulë
Përbërësit
- 2 copa gjoks pule;
- pak kripë;
- 4 kokrra patate të ëmbla;
- 2 fleta qepe të grira.
Kremi (salca)
- 3 lugë majonezë
- gjysmë gote ketchup;
- pak salcë të përbërë nga mustarda, ajkë qumështi, qepë hudhra e erëza;
- pluhur hudhre;
- kripë.
Përgatitja:
- Parangrohni furrën dhe ndërkohë lani patatet e ëmbla e shpojini me një pirun. Edhe gjoksin e pulës marinojeni me kripë nga të dyja anët dhe vendosini në një tavë e lërini në furrë.
- Kur mishi i pulës të jetë gati, hiqeni, ndërsa patetet lërini ende në furrë.
- Copëtojeni pulën, përzieni gjithë përbërësit e salcës dhe bashkojini me të.
- Shtoni edhe qepët jehsile, edhe djathë sipas dëshirës.
- Kur të jenë gati edhe patatet, ndajini në mes dhe mbushini me përbërjen që krijuat.

Qofte me salcë
Përbërësit:
- 2 lugë vaj ulliri;
- 2 hudhra të grira;
- pak rigon të tharë;
- piper të kuq;
- 1 lugë salcë domate;
- 1 majë luge kripë;
- 1 majë luge sheqer;
- gjysmë kilogram mish të grirë të mbledhur në formë qoftesh;
- 1 filxhan djathë mocarela.
Përgatitja:
- Në një tigan me nxehtësi mesatare, ngrohni vajin, shtoni aty hudhrën, rigonin dhe piperin dhe lërini bashkë përreth 1 minutë. Më pas shtojmë salcën e domateve, kripë dhe sheqer dhe i lëmë në zjarr mesatar, derisa të ndërlidhen e të marrin shijen e njëra-tjetrës.
- Më pas shtojmë qoftet dhe i lëmë të mbulohen me salcën e krijuar.
- Ulni nxhetësinë dhe lërini të bëhen për 20-25 minuta.
- Në fund shtoni edhe djathin, rrisni nxehtësinë, duke u siguruar që të mos dgjen dhe pas 1-2 minutash hiqini nga zjarri.

Pica
Përbërësit:
- 20 biskota të shkrifëta (jo të ëmbla);
- pak salcë pice;
- 30 feta sallam pice;
- 2 filxhanë me djathë mocarela;
Përgatitja
- Parangrohni furrën dhe lyeni një tave me pak vaj. Shtroni një pjesë të biskotave në të. Mbulojini me gjysmën e salcës. Në fund shtoni sallam dhe djathë.
- Përsëriteni këtë me pjesën e mbetur të përbërësve.
- Lërini të piqen për 20-25 minuta.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu