Perberesit
– 2 luge miell orizi
– 1 karrote
– 1 patate
– 50 gr trofte (nese nuk keni mundesi per peshk te fresket mund ta zevendesoni ate me homogjenizat trofte)
– Vaj ulliri
Pergatitja
Pasi keni lare dhe prere perimet i vendosni te zjejne me 500 ml uje per rreth 30 minuta. Kullojeni lengun dhe perimet i kaloni ne frulator. Copetojeni imet peshkun te cilin duhet ta keni zjere ne nje tenxhere tjeter. Shtoni ne pjaten e femijes rreth 200 ml nga lengu i perimeve, miellin e orizit, peshkun dhe 2-3 luge nga pureja e perimeve. Shtoni vajin e ullirit dhe trazojini mire derisa te formohet nje mase homogjene. Ushqimi eshte gati!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu