Ra na vatrën e zjarrit ku zihej rakia, ja gjendja e fëmijës 1 vjeç e gjysmë

0 0

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Therepel të rrethit të Skraparit, gjendja e fëmijës që ra në vatrën e zjarrit ku po zihej raki, është stabilzuar dhe ai e ka kaluar rrezikun për jetën.

“Në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjese të ndryshme të trupit pacienti me inicialet K. B., i moshës 17 muajsh. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Fëmija ka pësuar djegie në 30% të trupit”, – bëjnë të ditur mjekët e qendrës spitalore ” Nënë Tereza”.

Megjithatë, ai ende mbahet nën monitorim nga bluzat e bardha për t’i dhënë gjithë ndihmën e nevojshme.

Ditën e premte fëmija 1 vjeç e gjysmë ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka shkarë dhe është rrëzuar në gropën ku babai i tij po ziente rakinë. Si pasojë, fëmija i mitur ka pësuar djegie të rënda dhe fraktura të shumta në të gjithë trupin.

Pasi ka mbërritur në Spitalin e Skraparit, mjekët e kanë transportuar të miturin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, duke deklaruar se gjendja e fëmijës ishte mjaft kritike.

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X