Pjesa më e madhe e nënave që e ushqejnë bebin e tyre me qumësht formule, shpesh ndihen nën presion për ta ushqyer vogëlushin e tyre me gji dhe thuajse të gjithave u është dashur të paktën 1 herë ta mbrojnë vendimin e tyre. Pavarësisht faktit që qumështi i gjirit është më i miri për zhvillimin e bebit, jo gjithmonë gjidhënia është e mundur. Për këtë arsye pasqyrimi i të gjithë përbërësve të qumëshit të gjirit në qumështin e formulës është shumë e rëndësishëm.
Po flasim për membranën globule yndyrore të qumështit që është një substancë e përbërë nga më shumë se 100 lloje të ndryshme yndyrash dhe proteinash të cilat krijohen në mënyrë natyrale nga nëna dhe gjenden në qumështin e gjirit. Kjo substancë shërben për të përmirësuar si sitemin imunitar të bebit ashtu edhe shëndetin e tij mendor.
Nëse do të lexoni me vëmendje paketimin e qumështit të formulës që përdorni për fëmijën tuaj, do të vini re se formula është pasuruar me DHA, një komponent që gjithashtu gjendet në qumështin e gjirit dhe ndihmon në zhvillimin e trurit të bebit. Por nëse bashkohet me membranën globule yndyrore të qumështit, efektet e DHA-së shumëfishohen duke mundësuar një zhvillim më të mirë të trurit. Për këtë arsye shkencëtarët po punojnë për të gjetur një mënyrë që të shtojnë membranën globule yndyrore të qumështit në qumështin e formulës për bebe.
Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se e njëjta substancë është e pranishme edhe në qumështin e disa gjitarëve të tjerë si lopa, por po përpiqen të gjejnë një mënyrë për ta nxjerrë këtë substancë nga qumështi i lopës dhe t’ja bashkojnë qumështit të formulës në dozën e duhur, dhe të jetë e njëjtë me nivelet e saj në qumështin e gjirit.
Nëse do të bëhet e mundur kjo gjë, shkencëtarët mendojnë se qumështi i formulës do të ketë të njëjtat veti me qumështin e gjirit dhe do të jetë zgjidhja perfekte për të gjitha nënat të cilat nuk mund t’i ushqejnë dot fëmijët e tyre me gji.
Lexoni dhe: Qumeshti i formules, disa lloje te ndryshme per beben tuaj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu