Përbërësit për 2 porcione
– 80 gr fileto pule
– 100 ml qumësht
– 1 patate
– 1 lugë e vogël vaj ulliri
Përgatitja
E prisni fileton e pulës në kuba të vegjël dhë më pas e skuqni në një tigan me vajin e ullirit dhe një lugë ujë. Më pas shtoni patatet e prera gjithashtu në kuba të vegjël. I hidhni qumështin derisa të mbulohen të gjitha, dhe më pas shtoni edhe 100 ml ujë. I lini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për rreth 30 minuta. E gjithë masa në fund duhet të mbetet në formë kremi, pra i gjithë uji duhet të ketë avulluar gjatë zierjes. Në fund shërbejani fëmijës në dy forma, sic është, ose të grirë në grirëse.
Vlerat ushqyese
Zierja me qumësht e bën mishin të butë duke e bërë pjatën shumë kremoze. Duke shtuar edhe patatet ajo bëhet edhe më e butë dhe e pëlqyeshme për fëmijët, të cilat mund të themi së e bëjnë këtë një pjatë unike.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu